Kryesore

#EdheUne/ Kapexhiu: Rama që njoh nuk do shkonte në zgjedhje, por…





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:13 - 26/06/19 |
mapo.al

Mjeshtri Bujar Kapexhiu, iniciator i nismës #EdheUne, e cila ka për qëllim të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor, ishte i ftuar në A2CNN, ku komentoi lëvizjen e nisur nga deklaratat e tij.


Kapexhiu tha se në kushtet kur të gjithë po tregohen kokëfortë, duhet dëgjuar zëri i ligjit.



“Ka një kokëfortësi, të bëhet si them unë. Kjo kokëfortësi është sindromë e të gjitha palëve. As ata nuk e dinë si do jetë data 30, si do jetë data 1 korriku. Prandaj do ishte mirë që të gjithë të dëgjojmë një person, të dëgjojmë ligjin, të respektojmë Kushtetutën, dekretin e presidentit. 30 qershori të jetë bosh, pastaj të nisë një garë, me një sistem krejt tjetër,” tha Kapexhiu.


Si një person që e njeh prej vitesh kryeministrin Edi Rama, Kapexhiu mendon se ai do donte të mos shkonte në zgjedhje, por nuk e lejojnë interesat e të tjerëve.

“Kryeministri është i fiksuar në të tijën, është e vështirë që të kthejë. Unë, duke e njohur mirë prej kohësh, prej vitesh, mendoj se ai është gjithmonë ekscentrik, mund të bëjë gjëra krejt origjinale. Ai ndoshta, ndoshta në një moment të caktuar mund të thoshte se po, nuk ka zgjedhje. Por unë ka përshtypjen se janë rrethe të tjera, rreth tij, që nuk e lejojnë, që e kushtëzojnë.

E kushtëzojnë interesat, janë gjithçka interesat vetjake, interesat e tyre.

Duke e njohur shumë mirë do ishte shumë bukur sikur ai i pari të mos shkonte në zgjedhje, të thoshte nuk ka zgjedhje,” tha Kapexhiu.


Etiketa: , , , , , ,

Pas