Kronika

Edi Faqedjeguri: Zbardhen lëvizjet e ‘Il Padrino’-s para atentatit






               Publikuar në : 23:41 - 27/11/18 |
mapo.al

Veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj kohe nga policia dhe prokuroria e Durrësit për vrasjen e Edison Harizajt dhe shokut të tij, Genci Caci kanë zbardhur intenerarin që viktima ka përshkuar ditën e vrasjes dhe personat me të cilët është takuar. Grupi hetimor ka kryer gjithashtu edhe ekzaminimet e telefonave të gjendur në makinën e Harizaj. Teksa është zbardhur dinamika e lëvizjes së dy viktimave të atentatit, nga burime pranë grupit hetimor mësohet se ende nuk ka asnjë person të ndaluar për vrasjen në dalje të qytetit të Durrësit të Edison Harizaj dhe Cacit.


Të vetmet dyshime bien mbi një vlonjat që ka mbërritur nga Belgjika në Shqipëri para atentatit, dhe një ditë më pas është larguar sërisht në drejtim të Belgjikës. Një burim pranë prokurorisë së Durrësit tha për “Shqiptarja.com” se Edison Harizaj, ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë, ku dyshohet se është takuar me një biznesmen me inicialet M.L, me të cilin kohët e fundit kishte pasur takime të shpeshta. “Takimet e shpeshta të Edison Harizaj me M.L janë kryer në Tiranë dhe në Durrës, ndërkohë besohet se temë e këtyre takimeve ka qënë një çështje gjyqësore”, thanë burimet pranë policisë së Durrësit.



Veç biznesmenit M.L. me të cilin u takua ditën e atentatit në Tiranë, mësohet se Harizaj është larguar pas takimit nga kryeqyteti në drejtim të Durrësit dhe pikërisht në këtë qytet është ndalur, ku ka shumë dyshime se është takuar me një person tjetër, me inicialet L.H. Me këtë të fundit Harizaj ka pasur njohje të vjetra dhe takoheshin herë pas here, madje sipas burimeve të sipërpërmendura dyshohet se të dy kanë bashkëpunuar në disa raste në disa biznese të dyshimta. Burimet shtojnë se pas takimit në shtëpinë e L.H, Edison Harizaj së bashku me shokun e tij Genci Caci, janë larguar në drejtim të Vlorës, duke dalë nga unaza e jashtme e qytetit të Durrësit.

Por anëtarë të grupit hetimor thonë se ka shumë dyshime që lëvizja e Edison Harizaj në Durrës është monitoruar nga kundërshtarët e tij, të cilët kanë vënë në zbatim planin për ta eleminuar fizikisht. Ai është ndjekur sapo ka dalë nga banesa e L.H, dhe është qëlluar me 52 plumba pa shkuar në zonën e quajtur “Plepat” në Durrës. Si pasojë e plumbave të shumtë Edison Harizaj ka mbetur i vdekur në vend, ndërkohë në spital ka ndëruar jetë dhe shoku i tij, Genci Caci.


Etiketa: , , ,

Pas