Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar në një status në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Paloka shprehet se bashkimi i PD nuk bëhet duke ndjekur linjën për thërrmimin e opozitës.
Ai thotë se ata që injoruan dhe përjashtuan shumicën e demokratëve, blinduan selinë dhe mbytën me gaz, demokratët kanë për qëllim vetëm zvarritjen e Partisë Demokratike.
“E në këtë lojë të Ramës ka një pengesë që është Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit. Ja pse jo më larg se dje, L.B u bashkua dhe një herë hapur me Ramën. Jo pse pranoi që të komunikonte me të me mesazhe, por në thirrjen e njëjtë që Rama lëshoi në kongresin e tij dhe L.B e pasoi; ndihmë SPAK-ut që t’ju heqë qafe opozitën…!
Prandaj demokratët që kërkojnë bashkimin dhe forcimin e PD, duhet të harrojnë çfarë na ndau këto kohë dhe të bëhemi bashkë për të fituar së pari zgjedhjet e 2023 e më pas “për të çuar ne djall” Ramën.Çdo rrugë tjeter që ju pëshpëritet në tavolina e në telefona nga L.B dhe kokrrat e mbetura të tij në PD, është rruga ku do ta cojë PD, Rama!” shkruan Paloka.