“Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar”
Vetëm dy orë pasi kishte bërë një urim për besimtarët në faqen e tij personale, Edi Rama, do të postonte një tjetër, atë të një qeni që fle para një zyrë elektorale të opozitës. Kryeministri që nuk lë rast pa e përmendur, se i përket fesë katolike nuk harroi të përdorte sërish një gjuhë bulluese, dhe në ditën e cila duhet të jetë ajo e Ringjalljes dhe e shpresës për njerëzimin.
Shprehjet e hidhura dhe përçarje-ndjellëse nuk harroi t’i përdorte dhe gjatë takimit elektoral që zhvilloi në Fier, të cilin e vizitoi për të dytën ditë rresht. Shihet qartë se llogaritë elektorale nuk dalin në atë që rilindja e quan hambar të votave të saj. Qyteti me 16 mandate mund të jetë një surprizë aspak e këndshme për të majtën.
Një panoramë krejt tjetër ofroi kreu i opozitës Lulzim Basha i cili pas urimit të rastit zhvilloi një takim elektoral me banorët e Unazës së Re, ku premtoi zgjidhje për problemin e tyre. Asnjë sharje në adresë të kundërshtarit diskurin e tij e përqëndroi tek hallete qytetarit, zgjidhja dhe programi i partisë.
Të premtosh dëmshpërblim për shtëpitë e prishura nga një aferë korruptive si ajo e 20 milionë eurove për kilometër, apo çështjet e legalizimit, është në të drejtën e opozitës. Më pas, ai do të zhvillonte një viztë në kishën katolike në Jubë të Durrësit, ku dhe një herë uroi besimtarët për ditën e shenjtë të pashkëve.
Në këto vigjilje zgjedhjesh Ramës s’i ka mbetur tjetër vetëm të sillet si një lider mediokër që defektin e sheh jo tek programi i kundërshtarit. Mendoni një moment sikur mos kishte ardhur pandemia dhe tërmeti, çfarë mund të thoshte ai në këtë fushatë.
Më shumë se fatkeqësi që kërkojnë ndërhyrje energjike, ato po përdoren si varkë shpëtimi për mungesën e programit, për varfërinë e shtuar, taksat, legalizimet apo vendet e punës që nuk i hapi kurrë.
Të gjitha këto janë zëvëndësuar me bullizmin që ai po përdor vend e pa vend. I përqëndruar jo në thelbin e asaj çka ata përfaqësojnë kandidatët e opozitës por në aspekte të dorës së fundit të kujton ato gratë tallagjare, siç i quajnë tiransit, që nuk lenë njeri pa marrë nëpër gojë. Por, tallagjarizmin e tij neveritës e veleritës smund t’ia njohim si vlerë përkundrazi…
Ky deformim i karkaterit të Ramës s’do ishte problem në rast se komplekset e tij nuk do shfaqeshin në punën e tij si menaxher i ekonomisë, sigurisë, arsimit apo shëndetësisë në këtë vend. Në mes të njerëzve thjeshtë do ishte një nga ata që ne i quajmë “cipëplasur”, punë e tij fundja dhe kush të donte mund të zgjidhte t’i rrinte larg apo afër.
Por në pozicionin aktual si kryetar qeverie kjo lloj sjellje është rrezik potencial siç dhe është provuar tash e tetë vjet. Me artilerinë e propagandës që e shoqëron nga pas , ky handikap po tenton të shitet si vlerë, ndikon në sjelljen e elektoratit duke e egërsuar skajshëm.
Akoma më e rëndë bëhet situata kur mendon taborrin e braçeve, ballave, spiropalëve etj që imtiojnë deri në detaje veset me përmbajtje perxhorative të liderit.
Rama mund të jetë kryeministri i vetëm që me sulmet e tij ka krijuar një hendek të madh social mes njerëzve duke i ndarë në mënyrë të paimagjinueshme, të majtë e të djathtë. Dhe ta mendosh se në vitin 2013 fliste në emër të bashkimit.
“Ne dhe Ata”, “Ata dhe Ne”, është refreni i fjalimeve kryeministrore. “Ata” qartazi përfaqëspjnë njerëzit që robtohen njësoj si të majtët për të paguar bodiguardët e kryeministrit, njerzit e tij të afërt, drekat te Nusreti në Dubai të ministrave të tij. “Ne” dukshëm janë enturazhi politik i kryeministrit që notojnë në luksin e padrejtë të pushtetit.
Shqipërisë i ka ardhur koha për një realitet normal! Këtë normalizim, që mirë apo keq po zinte vend e prishi ardhja aksidentale e individit Edi Rama, në krye të pushtetit.
Të këtij kryeministri që u shfaq si misionar asokohe në opozitë, me premtimin për ta ngritur Shqipërinë në një nivel tjetër. Në fund të tetë viteve rezultoi thjesht abuzuesi më i madh i sistemit. Një aksident fatkeq, që shqiptarëve i përsëritet si mallkim në thuajse çdo tre dekada.
Prandaj, ky 25 prill është quajtur historik në sensin që taksapaguesit ta degdisin këtë bullues të pandreqshëm në katakombet nga erdhi këtu e 23 vjet më parë.