Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit me urdhër të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, ka nisur qindra forca të tjera policia drejt Kukësit, ku banorët e Veriut dhe Kosovës janë duke protestuar kundër taksës 5 euroshe për të gjithë ata që lëvizin në Rrugën e Kombit.
Ndërsa policia është tërhequr, nervozizmi ka arritur kulmin dhe siç raporohet ka pasur një përplasje edhe me anëtarëve të kabinetit qeveritar.
Më pas ka dhënë urdhër që forca shtesë nga Tirana të nisen për t’u përplasur me popullin.
‘Ne nuk kemi ardhur këtu për të ikur, nuk kemi ardhur këtu për tu tërhequr. Duhet të vijë përfaqësuesi i qeverisë, kaq’,- është shprehur një protestues.
Më herët, nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në Facebook, kryeministri ka kërcënuar se të gjithë vandalët do të marrin dënimin e merituar, ndërsa u shpreh se askush nuk do të mund të shkatërrojë pronën publike, duke paralajmëruar kështu për arrestime.
“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se ia dalin dot mbi ligjin!” – shkruan Rama.
Ndërkohë mësohet se Ministria e Brendshme ka nisur forca të shumta policie nga Tirana në drejtim të Kukësit, aty po protestohet prej më shumë se 2 orësh kundër tarifës së qeverisë për kalimin në Rrugën e Kombit.