Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka publikuar videon e ish- kryeministrit britanik Tony Blair si kundërpërgjigje për Edi Ramën lidhur me testimet.
Blair thotë se gjithçka lidhet me testimet dhe rritjen e numrit të tyre prandaj duhen kryer që njerëzit të zhbllokohen dhe t’i rikthehen jetës normale. Më tej Bardhi i thotë Ramës se kjo krizë varret tashmë nga kitet dhe testimet dhe i bën apel mos e fshehë përgjegjësinë mbrapa ekspertëve.
Reagimi
Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: “Gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve. Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme.”
Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.
Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas clirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj krize.