Kronika

Edi Rama i gjen biçikletën e vjedhur, historia bëhet virale














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:19 - 22/10/19 |
mapo.al

Një belg arriti të bashkohej me biçikletën e tij, të cilën ia kishin vjedhur në Bruksel. Historia është më e komplikuar dhe ia ka dalë të pushtojë faqet e gazetave dhe medias sociale.






Gjithçka nis kur një personi i vjedhin biçikletën e tipit Cowboy, me një vlerë prej rreth 2 mijë euro. Me ndihmën e aplikacionit ‘Find My Bike’, ai arriti të lokalizojë dyrrotakun në një fshat të Fierit.


Belgu u fut në rrjetin social Reddit dhe kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të rimarrë biçikletën. Nuk ishin të paktë ata që u solidarizuan, por zgjidhjen më brilante ia dha njëri.







“Rruga më e shpejtë është që të telefonosh në numrin … e kryeministrit shqiptar Edi Rama. E kam seriozisht. Së fundmi ai ose stafi i tij po bëjnë këtë fushatën që ndihmojnë njerëzit me sende të vogla dhe të shpejta (mikromenaxhimi e ndihmon atë që të ndjehet i rëndësishëm),” i shkroi një shqiptar nga Fieri.

Lexo edhe :  Vrau dhe groposi 8-vjeçarin, digjet shtëpia e Klodian Çalamanit



Gjërat nisën të lëvizin shumë shpejt pas kësaj. Sipas gazetës belge DH, Rama u apeloi autoriteteve lokale që të interceptojnë biçikletën e vjedhur.



Kompania Cowboy e mori në dorëzim biçikletën dhe të martën ia dorëzoi pronarit.

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas