Tuesday, October 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Edi Rama në dilemën e Enverit në 1955!

by mapo.al
26/05/2019
in Kryesore, Op Ed
0

“Mutinëria” e pushtetit. Një analizë ku detyrohem të shërbej si akademik

Nga Artan Fuga



Në vitin 1953 vdes Stalini me të cilin ishin lidhur të gjithë shtetarët e vendeve të Lindjes dhe edhe më fort akoma Enveri! Histori e gjatë.

Mirëpo Hrushovi që erdhi në fuqi në Bashkimin Sovjetik e rrëzoi nga piedestali paraardhësin dhe nisi një fazë destalinizimi në vendin e tij! Edhe kjo është histori tjetër më vete! Mirëpo ai donte që edhe udhëheqësit prostalinistë në vendet e tjera ish socialiste të hiqeshin. Kështu ndodhi në Poloni, Hungari, Çekosllovaki, Bullgari e gjetiu!

Në fuqi vinin hrushovianët! Enveri kësaj po i rezistonte, mirëpo ndihej i dobët! Edhe e kritikonte Stalinin, por edhe e bënte pa qejf sepse e dinte që Hrushovi donte t’a qëronte.

Ndërkohë vartësit e tij prosovjetikë në Shqipëri kishin nisur të ngrinin veshët dhe të mendonin se kishte ardhur koha e tyre.

Pikërisht në 1955 ndodh diçka e fortë simbolike. Sovjetikët ftojnë një delegacion qeveritar shqiptar në Moskë. Për rrjedhojë atë do të duhej ta udhëhiqte kryeministri prosovjetik i kohës Mehmet Shehu. Deri këtu nuk dukej ndonjë kurth a gjë e pazakontë. Mirëpo sovjetikët ftojnë edhe Enverin në delegacion jo si sekretar i parë i partisë, por thjeshtë si anëtar i presidiumit të Kuvendit Popullor. Pra, ai edhe duhej të ishte në delegacion, por edhe nuk mund ta drejtonte delegacionin.

Kështu përgjatë vizitës disajavëshe në Bashkimin Sovjetik Enveri duhej të pranonte të ishte poshtë Mehmetit. Për të përballuar sulmin nga jashtë, pra nga sovjetikët, ai pranon të lëshojë vendin e parë dhe të kalojë në rrangje më të ulta në delegacion. Atë e kishin rrëzuar të tijtë!

Ku e shoh krahasimin dhe ngjashmërinë me Edin Ramën sot si kryeministër?

Edi Rama deri para lëvizjes studentore ishte pushtetari i parë dhe i pakundërshtueshëm, drejtuesi i pakontestuar i aradhes së vet pushtetare! I doroviste të tijët kur donte, i fyente kur donte, i tallte kur donte, i lëviste nga postet kur donte!

Erdhën revoltat studentore, por ai nuk e kuptoi se ato ishin paralajmërimi i një tërmeti që tashmë e kishte lëvizur shtresën gjeologjike dhe valën e lëkundjes po e sillte mbi tokë. Opozita la mandatet dhe populli nisi të dali në rrugë. Përpara kërkesës të opozitës për të mos hyrë në zgjedhje pa ikur ai nga froni kryeministror, Edi Rama fillimisht u soll me arrogancë pastaj pak e nga pak e kuptoi se ishte përballë një sulmi serioz.

Si Enveri në 1955 përpara sulmit hrushovian, ndonëse Hrushovi dhe Lulzim Basha nuk kanë asgjë të përbashkët midis tyre.

Në këto kushte Enveri ishte i detyruar t’i thërriste mendjes. Nuk mund t’i mbante të dy frontet, edhe kundër armikut të jashtëm, revoltave popullore, edhe kundër bashkëpuntorëve, partnerëve dhe të pakënaqurve dhe arrivistëve në kampin e tij.

Për të përballuar revoltat popullore që duan ta rrëzojnë, edhe Edi Rama nuk kishte asnjë rrugë tjetër veçse të pranohej të rrëzohej nga të tijtë që sikurse duket fare qartë ja kanë kushtëzuar ndihmën dhe përkrahjen: “Ne të ndihmojmë me kusht që të biesh nga kali, të jesh thjesht njeri nga ne, formalisht në krye, por pushtetin e vërtetë do ta kemi ne!”

Sikurse Enverin që e çuan bashkë me të tjerët thjesht si anëtar në delegacion, e fyen, e poshtëruan, por titullin e sekretarit të parë nuk ia hoqën! Atyre që e rrëzuan për aq javë sa vazhdoi vizita, nuk u interesonte kjo gjë, i lanë ofiqin, por i rrëmbyen pushtetin!

Edhe sot Edi Rama vazhdon të jetë kryeministër, përballë revoltave deklaron se nuk jep dorëheqjen, kurse në kampin e tij as e kanë pyetur fare, sepse tashmë e kanë hequr. Titullin e ofiqit ja kanë lënë, kryeministër i thonë, por në fakt ka tashmë çelësat e kashtës!

Ngjarjet me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, sado dytësore në raport me revoltat popullore, janë treguesi sdimbolik i kësaj. Shpesh raportet e pushtetit shfaqen simbolisht në ngjarje shkencore, sportive, kulturore. A nuk u hap Kina duke luajtur ping pong?

Përpara disa muajsh Edi Rama krenohej që do ta bënte reformën e plotë në Akademinë e Shkencave, angazhohej publikisht, kurse tani jo vetëm u detyrua të kthehet te ish-ministri i diktaturës për ta bërë kryetar akademie, por edhe i pranoi si ëngjëj, nga halli, si çeçua, edhe akademikët që më parë i përbuste si të paaftë dhe akademinë si farsë. Madje u detyrua që edhe të bënte sikur nuk e kishte problem që ta dhunonte edhe deputetja e vet Eglantina Gjermeni që bashkë me disa të tjerë bëri siç thonë francezët një “mutinëri” – kryengritje në pallat – duke ia dhunuar Edi Ramës ministren dhe zëvendësministrin e arsimit, duke e detyruar kryeministrin të lëpijë atë që kishte pështyrë, duke u a marrë nga dora variantin ligjor të s. gj. dhe e cuar vetë në Kuvend. Pa ia fërshëllyer fare ekzekutivit dhe Edi Ramës!

Çfarë turpërimi i pranuar gjoja duke bërë sikur ishte edhe dëshira e tij, ose duke heshtur. Hesht si Enveri në 1955!

Enveri në delegacion bënte sikur nuk e vinte re se e kishin hequr, se e kishin rrëzuar të tijët! Kënaqej duke luajtur me emrin e sekretarit të parë. Edhe Edi Rama bën sikur nuk e kupton se e kanë hequr “ujqit” dhe “dhelprat” brenda kampit të vet. Nuk dorëhiqet përpara protestave popullore, por në fakt pranon ta kenë hequr brenda kampit të tij!

Eshtë hequr tashmë në tre kuptime.

E para, në kuptimin partiak. Brenda kampit të tij para disa kohësh kishte tri parti që integroheshin dhe mbivendoseshin me njëra-tjetrën. Sundonte Rilindja me partinë e 99 e nënçave, pastaj vinte partia e punës dhe në fund partia socialiste. Kurse tani e para vjen partia e punës, më pas vjen partia socialiste që rivalizon me Rilindjen. Gjithsesi kupola drejtuese tani është ajo e vitit 1980 dhe më parë. Kjo u konkretizua në kreun e Akademisë të shkencave. Brenda kampit qeveritar Rilindja është përmbysur.

E dyta në planin e statusit pushtetar personal. Edi Rama tani në radhën e drejtuesve shtetërorë realë është besoj figura e katërt ose e pestë, ndofta edhe e gjashta ose e shtata. Vjen i pari, AI që ka pushtetin, pastaj vjen kryetari i Akademisë së Shkencave, më pas vjen dikush që formalisht është nën Ramën, vijnë më poshtë edhe një ose dy ministra dhe në fund dikush që është përzënë nga qeveria, por që në hije ka pushtetin e kërcënimit. Pastaj në radhë më poshtë vjen kryeministri ynë. Shumë më poshtë! Prandaj gjendja është bërë delikate për vendin sepse ai që ka titullin për të qeverisur është përzënë nga të tijët me vetë dëshirën e tij, për t’u mbrojtur nga protestat e drejta popullore, kurse ata që e ushtrojnë realisht pushtetin nuk e kanë tagrin për të qenë ushtruesit e tij.

E treta janë përmbysur funksionet dhe nuk e njeh më “qeni të zonë”. Deputetët janë bërë të pakomandueshëm nga Edi Rama, asnjë prej ministrave tashmë nuk heq dot nga posti, socialistët e vjetër as që duan të dinë për të dhe i bëjnë puçe natën dhe ditën dhe madje i dalin edhe me foto andej nga hanë darka e dreka. Kandidati për kryetar bashkie ia mori me hir e me pahir të drejtën e kandidimit ndonëse flirtonte hapur me kundërshtarët e kryeministrit të tij! E ironizojnë hapur dhe ai bën sikur nuk e kupton lojën e tyre dhe luan ende me postin e kryeministrit pa pushtet.

Ata që e kanë rrëzuar e lënë të vuajë duke e lënë të jetë qirambajtësi i ndërtesës të kryeministrisë ku nuk është më pushteti. Kryeministri ynë mbron me policë një ndërtesë ku nuk ka më asgjë. Mbrojtësit e tij, pra ata që e kanë rrëzuar nga pushteti dëshirojnë që opozita t’a sulmojë sa më fort kryeministrin e gjorë sepse sa më i dobët të jetë ai, aq më shumë do të kërkojë ndihmën e tyre, dhe aq më poshtë ata gradualisht do t’a radhisin Edi Ramën në hierarkinë e pushtetit. Nga i shtati mund ta radhisin te vendi i dhjetë apo edhe më poshtë sepse në politikë po të rrëshkiti këmba, e pata paralajmërruar vite më parë, as Henri Cili dhe as liberalizmi rural nuk të njeh më për udhëheqës reformash si ato të vitit 1936 (sikurse e ka pas deklaruar në shtyp), lëre pastaj të tjerët.

I ka ndodhur një revoltë në anije, e kanë përmbysur, ka rënë viktimë e një “mutinërie”, sikurse thuhet në frëngjisht kur detarët ngrihen në revoltë ndaj kapitenit dhe marrin komandën e anijes! Ministret apo ministrat e hequr b ëjnë sikur merren me punë të tjera dhe heshtin duke treguar se e kanë braktisur anijen! Ja bëjnë me isharete opozitës!

Çfarë i mbetej të bënte Enverit në 1955 për t’a zgjidhur hallin e tij!

E para ta linte pushtetin dhe Shqipërinë të destalinizohej!

E dyta, alternativa e kundërt, ta rimerrte pushtetin, ti qëronte armiqtë e brendshëm, të kthehej te stalinizmi, dhe të izolohej nga e gjithë bota.

Uroj që Edi Rama të mos e marri si të mundshëm këtë variantin e dytë, sikurse bëri me kryetarin e akademisë të shkencave, por duhet përmbyllet ne lexime të thella të historisë, të hyjë në një reflektim të thellë e të qetë, (nëse është vetëm çështje reflektimi – çka e dyshoj) sepse shenjat e para të pasojave nga një alternativë e tillë janë dhënë : stalinistët po i hypin mbi kokë dhe po i marrin të gjitha postet, emisionet televizive, funksionet, nuk po e pyesin, dhe izolimi nga bota ka dhënë shenja të forta se ka nisur.

Kujdes historinë!

Nuk është zanat për kapterra në lirim a goenocidistësh që gënjejnë si derra a anti – Hamletianësh që në vend të babës dhe nënës kanë akademinë e shkencave, por te ajo histori që të thërret nga larg : Poqese ndjek të njejtën rrugë matematikisht je i humbur!

Tags: akademia e shkencaveAnalizaArtan FugaEdi RamaEnver Hoxha

JU SUGJEROJME

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
Jurisprudencë

Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës

19/06/2023
Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
Kryesore

Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen

08/06/2023
Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
Kryesore

Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë

06/06/2023
Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues
Economi

Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues

05/06/2023
Next Post
28 prill 2009- 28 prill 2019: Dekada e tretur në rrugën drejt BE

Nuk përmenden protestat, Financial Times: Ja pse s'hapen negociatat

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In