Kryesore

Edi Rama në marshimin e liderëve ne Paris






               Publikuar në : 08:43 - 11/01/15 |
mapo.al

ral;lyLiderët botërorë do të bashkohen në një marshim gjigsand në Paris për të treguar se janë të bashkuar pas tre ditësh terror në Francë ku 17 persona humbën jetën.


Mes liderëve botërorë do të jetë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.



Rreth 40 liderë do të jenë të pranishëm në marshimin  i cili nisi që të shtunën  me disa manifestime kundër racizmit ku ishin të pranishëm rreth 700 mijë veta.

2 mijë oficerë policie dhe 1350 ushtarë janë në gjendje gatishmërië për të ruajtur marshuesit nga ndonjë sulm i mundshëm.

Ndërkohë policia vazhdon kërkimet për bashkëpunëtoren e Amedy Coulibaly, Hayat.

Ministri i Brendshëm francez tha se Franca do të qendrojë në gatishmëri të lartë në javët në vijim.

Ministri Bernard Cazeneuve do të zhvillojë një takim me ministrat e brendshëm të disa vendeve në Europë për të diskutuar lidhur me kërcënimet nga terroristët.

Ministri deklaroi se do të ketë një siguri të jashtëzakonshme për marshimin që do të mbahet sot duke thënë madje se kanë vendosur snajpera nëpër çati dhe çdo gjë është e kontrolluar.

Në marshim pritet të jenë disa liderë europianë si: Angela Merkel, David Cameron, Mahmoud Abbas, Benjamin Netanyahu etj.

Marshimi do të kryesohet nga familjarët e viktimave dhe do të nisë në orën 15:00 lokale.

Sipas raportimeve të BBC më shumë se një milionë persona pritet të marrin pjesë në marshim.

 



CLOSE
CLOSE
Pas