Kryeministri Edi Rama duket se nuk resht së sulmuari ish-kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pak çaste më parë iu kundërvu pa e përmendur emrin e tij, por duke folur për marrëdhëniet raporte të shkatërruara dikur dhe të normalizuara tashmë nga kryeministri aktual kosovar, Avdullah Hoti.
Ndërsa kur u ndal për çështjen e Portit të Durrësit, Rama u shpreh për zërat se Serbia mund të ketë dalje në këtë port, se diçka të tillë mund ta thotë vetëm Albin Kurti.
Kreu i qeverisë shqiptare tha në mbledhjen e sotme mes dy qeverive se Porti i Durrësit do të shndërrohet defacto një port edhe për Kosovën, duke theksuar se do të kthehet në një port strategjik për të gjithë rajonin.
Mirëpo, aktorë të ndryshëm kosovar e shohin marrëveshjen e Shqipërisë dhe Kosovës si mundësi të artë për t’i dhënë akses serbëve në portin e qytetit bregdetar.
LEXO EDHE: