Aktualitet

Edi Rama, pas NATO-s për afganët, sulmon BE-në për negociatat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:00 - 02/09/21 |
mapo.al

Në rast se NATO-n do e konsideronte një organizëm pa shtyllë kurrizore në lidhje me afganët, për Bashkimin Europian, Kryeministri do shprehej dje se po shkel parimet e atyre që e themeluan këtë organizëm me refuzimin e përsëritur për çeljen e negociatave. Rama duket se po e përdor pritjen e afganëve për kredo politike dhe protagonizëm për faktin se Shqipëria ka rol periferik për çka ndodhi me luftën në Afganistan. Nga ana tjetër, negociatat mund të quhen një nga dështimet më të mëdha të qeverive tij. Në tetë vjet kushtet e vëna nga BE nuk arritën të plotësoheshin






Një ditë pas sulmeve që i bëri NATO-s, për çështjen e afganëve, Kryeministri shqiptar ka sulmuar dhe Bashkimin Europian, gjatë punimeve të forumit strategjik për Ballkanin perëndimor që mbajt në Bledi të Sllovenisë. Kryeministri shqiptar si askush tjetër aty, duke bërë humoristin, u mundua që me anë të batutave të shigjetonte Bashkimin Europian që e sheh fajtor për moshapjen e negociatave.


Madje në këtë qerthull u mundua të përfshinte dhe kryeministrin e Bullgarisë, Rumen Radev kur iu luste për “zhbllokimin e negociatave” duke iu referuar rastit të Maqedonisë së Veriut. “Unë do të përfitoj nga rasti dhe do t’i kërkoj Presidentit të Bullgarisë. Ju lutem ju bullgarët mos jeni kaq tipikë të BE-së, bëhuni ballkanas. Hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapuni rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta dhe pastaj ju mund të bëheni ballkanikë dhe të dilni e të vini pengesa dhe të bllokoni, por hapni rrugën”, tha Rama.







Kryeministri i Bullgarisë do i përgjigjej: “Duke folur për procesin e anëtarësimit duhet të bëjmë një dallim mes përgjegjësive të BE-së dhe përgjegjësive tona ballkanike, për të qenë të sigurt, Bullgaria nuk është roja që nuk u lë të dera, është partneri dhe miku juaj shumë i besuar. Ka dy strategji për të hapur dyert, më e gjata është të bëhet turne në të gjitha institucionet për të bindur aleatët për të detyruar Bullgarinë për të hapur derën, jo, dera është e hapur. Ka edhe një më të shkurtër, çelësin e keni në duart tuaja dhe ne jemi gati dhe ju ftojmë në dialog, por çelësi është në duart tuaja, varet prej jush, nga meritat tuaja dhe nga të kuptuarit që themeli në vetvete i integrimit mbështetet në vlerat europiane”.



Sulmi ndaj BE-së
Rama në fjalën e tij u mundua t’iu kujtonte anëtarëve të BE, parimet atyre që themeluan këtë organizëm. Në fakt, Shqipëria është lënë jashtë negociatave me BE-në për të disatën herë rresht, pikërisht për shkeljen e tyre. Lufta e munguar kundër korrupsionit, mungesa e demokracisë në zgjedhje etj., janë disa nga çështjet për të cilat janë kryqëzuar të dy qeveritë e tij në tetë vjet.



Nëse Bashkimi Europian do të vazhdojë kështu, nuk do jetë mirë për ne, por do të jetë edhe më keq për BE-në. Kjo jo sepse po i jap Ballkanit Perëndimor të gjithë atë peshën me të cilën e kemi parë njëri-tjetrin kur ishim të izoluar, por sinqerisht po them që ju përmendët në fillesë etërit themelues e nuk mund të rri pa thënë që, nëse do çoheshin etërit themelues e do ndiqnin këtë diskutim për të ardhmen e Europës, do mendonin që më mirë të ishim vdekur sesa gjallë. Unë nuk kam prova, por po kthehen përmbys në varr”, tha Rama.

Lexo edhe :  Krisje me Ramën? Albin Kurti: Jemi takuar në Slloveni, Tiranë e Dhërmi

NATO
Duket se kryeministri e ka bërë metodë të tij sulmin ndaj institucioneve ndërkombëtare. Një ditë më parë nuk ngurroi të sulmonte NATO-n. “Deri pak ditë më parë, anëtarët e NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për njerëzit e Afganistanit. Ne nuk mund të tërhiqemi si hije, krahas idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë dhe demokracisë që kemi bërë gjatë dy dekadave. Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, e ndërtuar për të mbështetur ato ideale me praninë e forcës dhe forcës së shembullit, nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve në vende të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike”, do shprehej Rama në një shkrim për Projekt Syndicate.

Marrëdhëniet
E nëse deri dikur romuzet ndaj BE-së mund të kuptohen me dështimin e qeverisë për hapjen e negociatave, sulmi ndaj NATO që ndërmori kryeministri është tërësisht jashtë linjës politike dhe etike për pozicionin që Shqipëria ka në raport me aleancën e atlantikut të veriut. Qartazi është e dukshme se vendi ynë ka një rol periferik në këtë organizëm, pavarësisht se është vend anëtar i saj. Shtetet vendimmarrëse janë ato që kontribuojnë më shumë, qoftë nga ana buxhetore ashtu dhe nga ana logjistike. Në rastin e afganëve, Shqipëria u vetofrua, dhe Rama po e përdor këtë veprim për kredo politike. Për sa i përket BE-së, herën e fundit është e vërtetë që Shqipëria mbeti jashtë negociatave për shkak të vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Por, në tre herët e kaluara ka qenë Shqipëria ajo që ka tërhequr pas vetes shtetin fqinj. Mund të thuhet me plot gojën se dështimi me negociatat ka qenë nga dështimet më të mëdha të qeverive Rama, dhe këtë s’mund ta mbulojnë as romuzet dhe as shigjetimet që ai i bën organizmave evropiane. Ka qenë pikërisht BE e cila në vitin 2010 liberalizoi vizat me Shqipërinë, një proces shumë herë më i komplikuar se hapja e negociatave.

Sulmi është arma më e mirë, në rastin tonë nuk vlen. Shqipëria, përgjatë tetë viteve nuk mori asnjëherë mundimin të plotësonte kushtet e vendosura prej evropianëve, dhe kjo nuk është një çështje që mund të zgjidhet as me sulme dhe as me romuze nëpër forume serioze.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas