Aktualitet

Edi Rama: PD nuk e ndërtoi rrugën e Kombit, po e bëjmë ne








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:06 - 31/10/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama gjatë një aktiviteti në Kukës, që quhet “Deputeti që duam”, u shpreh se ai e kërkon një mandat të tretë, sepse Shqipëria ka hyrë në një kthesë dhe në një drejtim ku vetëm ai mund ta çojë përpara.



Rama ka sulmuar kundërshtarin politik, duke thënë se PD në qeverisje nuk la asnjë vepër.


Edhe Rrugën e Kombit, që e trumpetuan me tam-tame, u shpreh Rama, e lanë rrugëve. As tunelin, tha ai nuk e bënë si duhet. E lanë në degradim, me masive dheu që binin, pohoi kryeministri.




Rama i ftoi njerëzit të shohin punimet që ai po bën në Rrugën e Kombit, dhe urat që po ndërtohen aktualisht.



Kjo nuk është hera e parë që Rama mohon ekzistencën e Rrrugës së Kombit, duke e quajtur të papërfunduar dhe të përuruar me nxitim për synime elektorale nga qeverisja e mëparshme.

Lexo edhe :  Bujqësia rritet prej pandemisë, Rama e shet si sukses të tijin

 

 

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas