Kryesore

Edi Rama: Refuzimi i Cakajt, i turpshëm! Ndjesë Kosovës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:43 - 10/01/19 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama reagoi pas refuzimit të emrit të Gent Cakajt nga ana e presidentit Ilir Meta për postin e Ministrit të Jashtëm.






Rama e quan refuzimin të turpshëm dhe argumentet e Metës të frikshme.


“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp,” shkruan Rama në Twitter.







Presidenti Meta refuzoi sot propozimin për emërim të z. Gent Cakaj, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.




Kreu i shtetit rendit arsyet e kthimit të dekretit duke theksuar se ai nuk ka përvojë si dhe ka mbajtur qëndrime publike të papranueshme për çështjen e kufijve të Kosovës.



Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më 28 dhjetor.

Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri të Jashtëm. Por kujtojmë se Meta refuzoi fillimisht edhe dekretimin e Sandër Lleshajt, por pas tërheqjes së tij nga titulli i Gjeneralit, Presidenti e dekretoi atë.

1


Etiketa: , , , ,

Pas