Mbrëmjen e sotme, do të jetë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kryeministri i vendit, Edi Rama. Vet ai ka publikuar një status në Instagram e Twitter, ku tregon se do të jetë sot në këtë emision.
Çani dhe Rama nuk kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëri-tjetrin. Ata kanë pasur për një kohë të gjatë mungesë komunikimi dhe vetëm pak para zgjedhjeve të kaluara, Rama shkoi sërish te emisioni “Zonë e Lirë”.