Kryesore

Edi Rama: Studentët më dhanë një shuplakë, unë ktheva faqen tjetër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 28/12/18 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama e nisi Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste duke folur për protestën e studentëve.






“Ky është një takim i pazakontë, në një kohë të pazakontë të vitit për mbledhje partie, në një moment të pazakontë për këtë familje e cila ka përgjegjësinë të kujdeset për shtëpinë e madhe të shqiptarëve, Shqipërinë. Por e pazakontë është edhe mundësia që na ka dhënë në këtë fundvit protesta e studentëve. Një mundësi e mirëseardhur në formën e një reagimi shumë kuptimplotë, në emër të një jete më të mirë universitare dhe në emër të besimit tek unë, tek ne. Përtej kushteve, indiferencës ndaj politikës, edhe kur çirreshin para fytyrës sime “Turp, turp”, ata shihnin dhe shohin në drejtimin tonë sepse jemi për ta mundësia e vetme për ta. Ata na dhanë një shuplakë që mua më përvëlon si ditën e parë dhe unë zgjodha të kthej faqen tjetër”, tha Rama.


Gjatë Asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes.







Në axhendë janë parashikuar plot 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, ndërsa është parashikuar edhe Kongresi i PS në 30 mars 2019.




Axhenda e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS



1. Fjala e kryetarit të Partisë Solciliste, kryeministrit Edi Rama.

2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.

3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.

4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.

5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.

6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.

7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.

8. Çështje të tjera.

1


Etiketa: , , , , ,

Pas