Edoardo Reja, trajneri i Shqipërisë, ka nisur prej kohësh misionin për të dalluar dhe biseduar me futbollistët që mund të bëjnë pjesë në kombëtaren kuqezi në vazhdim. Kështu, pasi ka qenë në Bergamo kohë më parë për sfidën Atalanta-Empoli, ku u takua me Veselin, Gjimshitin dhe Berishën, sot ka qenë radha për derbin tjetër kuqezi, këtë herë në Athinë. Aty ku po luhet Panathinaikos-Panetolikos.
Te Panathinaikosit aktivizohet Ergys Kaçe titullar, ndërsa te Panetolikos Enea Mihaj. Pikërisht mbrojtësi është edhe synimi i italianit. Shqipëria do të zbresë në fushë për eliminatorët e Euro 2020 në datën 8 qershor në Islandë (Reikjavik) dhe më 11 qershor në “Elbasan Arena”, ndaj Moldavisë.