Aktualitet

Edi Reja, ‘mësues’ i ardhshëm i Napolit? Duka i përgjigjet njëherë e mirë zërave














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:19 - 25/02/21 |
mapo.al

Trajneri  i Kombëtares, Edi Reja, nuk do të marrë drejtimin e Napolit.






Zërat që pohonin diçka të tillë, janë hedhur poshtë nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në një prononcim për radion italiane të  qytetit jugor.


“I kam dëgjuar këto zëra, por nuk di asgjë. Napoli nuk më ka kontaktuar dhe Reja nuk më ka folur për mundësinë e një pune të dyfishtë si trajner i Kombëtares dhe Napolit. Por e nënvizoj se është një mundësi që e përjashtoj në mënyrë kategorike. Nuk mund të jesh trajner, njëkohësisht në një Kombëtare dhe skuadër klubi. Nuk mund të ndodhë”, – u shpreh Duka për radion  Kiss Kiss Napoli.







Duka gjithashtu u ndal tek roli i anëtarit të komitetit ekzekutiv të UEFA-s, duke lënë të hapur mundësinë që ndeshjet e Kampionatit Europian të zhvillohen me praninë e 50% të tifozëve në tribuna, si dhe skenarin që turneu të zhvillohet i gjithi në Angli, ku autoritetet kanë aprovuar rihapjen e vendit.

Lexo edhe :  “Camorra” ekzekuton 35-vjeçarin në mes të Napolit


1




Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas