Edi Reja mund të jetë pasardhësi i Kristian Panuçit në stolin e Kombëtares shqiptare. Nëpërmjet një prononcim për “Citaceleste”, 73-vjeçari ka konfirmuar se është në bisedime me drejtuesit e FSHF-së dhe i ka kërkuar këtyre të fundit 24 orë kohë për të vendosur në lidhje me të ardhmen.
Italiani zbulon se gjithçka do të varet nga ndeshja e sotme kundër Andorrës. Gjithashtu ai ka folur edhe për vendimin e Panuçit për lënien jashtë të Strakoshës, duke e konsideruar si të tepruar.
“Dje fola me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, kërkova 24 orë kohë që të vendosja. Gjithçka varet nga ajo që do të bëjë sonte përfaqësuesja kundër Andorrës. Përjashtimi i Strakoshës? Vonesat janë gjëra që ndodhin, unë e pashë si të tepruar dënimin”, u shpreh Reja.