Aktualitet

Edicioni i katërt i garave të Crossfit, triumfojnë Era Dankshi dhe Ervis Tabaku














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:27 - 13/10/21 |
mapo.al

Në Parkun e Liqenit u zhvilluan garat e Crossfitit në edicionin e katërt të kampionatit “Survivor Games”. Peshëngritja, forca dhe atletika vunë përballë njëri-tjetrit 39 pjesëmarrës nga 8 palestra të ndryshme të vendit, ku mes tyre kishte dhe garues nga Kosova.






Garat ishin të ndara në dy ditë të ndryshme (të shtunën dhe të dielën)me 3 faza dhe dy kategori, femrat dhe meshkujt. Kupën e kampionit për kategorinë e meshkujve e ngriti ish-sportisti dhe peshëngritësi Ervis Tabaku, i cili kryesoi dy nga 3 fazat e garave.


Për 32-vjeçarin që rreshton disa kupa dhe medalje si kampion europe dhe nënkampion bote në moshat 20-vjeçare për peshngritje, ky është viti i dytë rradhazi që fiton kampionatin e Crossfitit që zhvillohet në Shqipëri.







Çmimi i dytë shkoi për 22-vjeçarin Hatem Idrizllari ndërsa në të tretin u rendit Leonsjo Guma. Jo më pak spektakël dhe emocion dhuroi dhe kategoria e femrave ku vendin e parë e mori Era Dankshi me një performancë të lartë dhe epërsi në të gjitha garat.




Në vendin e dytë për femra u rendit Albina Drazhi e cila gjithashtu zhvilloi një garë me ritme të larta, ndërsa në vendin e tretë doli Frida Azisllari. Kjo e fundit vërtetoi gjatë garave se mosha është vetëm një numër, pasi me 47 vite që mban mbi supe, arriti të kalonte çdo provë dhe të “rrëmbente” një vend në podium.



1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas