Ish-drejtuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri thotë se edhe në Shqipwri wshtw i nevojshwm rotacioni politik.
E ftuar në Ditarin e mesditës në A2, Tahiri ku solli një këndvështrim ndryshe të zhvillimeve të fundit politike në Prishtinë.
Ndërsa komentoi zgjedhjet e fundit lokale që u mbajtën në Podujevë dhe Mitrovicën e Veriut, Tahiri përmendi se tashmë ka ardhur koha për rrotacion të pushtetit dhe në Shqipëri.
“Rezultatet në Podujevë treguan një rrotacion që është i natyrshëm në demokraci, pasi këtë komunë për një kohë të gjatë e kishte pasur LDK. Unë e kam parë si rotacion edhe pse rezultati ishte i shumë i përafërt mes kandidatëve të këtyre dy partive të mëdha.
Sa i takon Mitrovicës veriore nuk ka qenë ndonjë rotacion. Fitoi përfaqësuesi i pakicës serbe. Ka shumë ndërhyrje nga Serbia për të mbështetur ndonjë preferencë në zonat ku ka shumicë serbe”, u shpreh Tahiri.
Duke komentuar situatën politike në Shqipëri, Edita Tahiri tha se mbështet ndryshimet, duke shtuar se ka ardhur koha për rotacion politik.
“Unë gjithmonë i përshëndes ndryshimet. Shpresoj që këto ndryshime të vijnë dhe në Shqipëri, pasi ka ardhur koha e rrotacionit dhe atje”, u shpreh ish-drejtuesja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri.