Aktualitet

Edita Tahiri: Rama dhe Thaçi bënë gabim historik me tezën e ndryshimit të kufijve





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 23:22 - 17/01/20 |
mapo.al

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka akuzuar presidentin, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, se e kanë hapur çështjen e prekjes së kufijve të Kosovës.


“Kanë bërë gabim historik, edhe Thaçi, edhe Rama”, ka thënë Tahiri në emisionin “A Show”, në televizionin T7, teksa ka folur për diskutimet e dy udhëheqësve shqiptarë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për shkëmbime territoresh mes Kosovës e Serbisë.



“Unë nuk e lejova Serbinë të hapë tema territoresh”, ka deklaruar Tahiri, që dikur udhëhiqte palën kosovare në dialogun me Serbinë.


Integrova veriun. Strukturat paralele u shuan. Vumë kufij me Serbinë, se ishin pikat e djegura. Hoqëm nga mendja e Serbisë se mund ta marrë Trepçën”, ka shtuar Tahiri.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas