Kryesore

‘Edlir Reka nuk më ka kërkuar falje’: Flet piktori kanadez i vjedhur në ‘orën 5’




               Publikuar në : 19:07 - 04/02/19 |
mapo.al

Historia e Edlir Rekës ka bërë shumë bujë në Shqipëri. Ai ia doli të ishte i pranishëm në dy emisione të rëndësishëm të pasditeve në TV, duke deklaruar se ishte piktor me famë botërore.


Në kohën e internetit edhe mund të bëhen mashtrime të tilla, mjafton të kesh një llogari në Instagram dhe aftësi për fotoshop, shkruan gazetarja kanadeze e portalit ChekNews, Kori Sidaway.

Ajo ka intervistuar piktorin kanadez, Blu Smith, punimet e të cilit u përdorën në mënyrë abuzive nga Edlir Reka sikur i kishte bërë vetë ai.

“Nuk prisja që njerëzit në audiencën e atyre emisioneve të ishin fansat e mi,” thotë ai. “Por ajo, që ata njerëz nuk shihnin dot, ishte fakti se pas atyre pikturave fshihen 30 vite punë e madhe nga ana ime,” thotë Smith.

Reka i ka fshirë pikturat nga Instagrami dhe emisioni shqiptar ku ai doli, Rudina, i ka kërkuar falje piktorit kanadez. “Emisioni më kërkoi falje, por nuk më ka kërkuar falje ai djali. As nuk e pres ta bëjë këtë gjë së shpejti,” shton ai.


Etiketa: , , , , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

  1. Sorry, bro’. There are thieves everywhere and have been all the time. An apology in a minimum requrired. However, it expected from those who are civilized and educated enough to get it and do it.
    On behalf of responsible Albanians I’d apologize…

    Përgjigju ↓
Pas