Kryesore

Edmond Budina: Ata do kenë varrin politik në këtë Teatër





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 18/05/20 |
mapo.al

Regjisori Edmond Budina hodhi akuza të forta në adresë të kryeminisrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pas shembjes së Teatrit dhe dhunës së ushtruar ndaj artistëve.


Nga podiumi i protestës së qytetarëve në Bulevard, Budina tha se Rama dhe Veliaj do të kenë varrin politik në këtë Teatër.


“Mafia e shembi Teatrin. Ata që deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar, do të kenë varrin politik në këtë Teatër”, u shpreh Budina, duke kërkuar “vënien përpara drejtësisë të përgjegjësve të shembjes së Teatrit”.


“Në 1945 u themelua Teatri Popullor dhe në 17 Maj, mafia në bashkëpunim me pushtetin e shembën. E kuptoni se si veprojnë edhe me simbolikat, për të na ulur kokën, për të treguar se qytetaria ka vdekur. Ne kemi 2 vjet e 7 muaj këtu dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të mbrojtur pronën publike. Ata që deshën t’i bënin varrin Teatrit Kombëtar do të kenë në këtë teatër varrin e tyre politik”, tha Budina.


“Duhet kudo mosbindje civile, të gjithë bashkë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkohen me këto kauza njerëzore. Kërkojmë largimin e menjëhershëm të kryetarit të bashkisë sepse krimi kundrejt kulturës është një nga krimet më të mëdha të njerëzimit. Ne do ta rindërtojmë Teatrin Kombëtar ashtu siç ishte, me ndihmën e Evropës dhe gjithë qytetarëve shqiptarë. Të mos i ndalim protestat”, shtoi Budina.

Ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve duke theksuar se demokracia nuk do të vdesë kurrë. “Nuk do të lejojmë asnjëherë të na nëpërkëmbin. Teatri dhe Demokracia nuk do të vdesin kurrë“, tha Budina.

Në fund, regjisori Robert Budina njoftoi se protesta e radhës do të mbahet të mërkurën.

“Meqë nesër është një natë e madhe për komunitetin mysliman shihemi të mërkurën në orën 17:30. Rroftë Shqipëria”, tha Budina.


Etiketa: , , ,

Pas