Aktualitet

Edmond Spaho nga qarku Korçë: Rrugët e bllokuara, Edi Rama dështoi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:06 - 14/02/21 |
mapo.al

Drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Edmond Spaho, denoncon gjendjen e vështirë në rrugët nacionale të juglindjes si pasojë e dështimit të qeverisë.





Në një deklaratë për mediat, Spaho tha se ndonëse Rama harxhon 11.6 milionë euro për mirëmbajtjen e rrugëve, këto të fundit as pastrohen dhe as kriposen.


“Në aksin nacional Korçë-Pogradec, rruga është e mbuluar  nga bora dhe akulli. Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët nacionale kanë ndodhur disa aksidente, nga të cilat fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Kjo gjendje është pasojë e keqqeverisjes,vjedhjeve dhe mashtrimeve nga qeveria e Edi Ramës”, – u shpreh Spaho.




Rama, vijoi ai, i ka lënë në baltë qytetarët e Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.


“Vendi ndodhet prej 8 vitesh në këtë gjendje,për shkak të Edi Ramës. Ekonomia bën poshtë dhe më poshtë, mirëmbajtja e rrugëve, poshtë dhe më poshtë. Në kushtet e vështirësive të pamata të ekonomisë dhe motit të keq, qytetarët shqiptarë nuk mund të presin edhe 4 vite të tjerë nën sundimin e Edi Ramës.


Çdo situatë të vështirë që kalon vendi,provon gjithmonë e më tepër se Edi Rama i ka lënë qytetarët shqiptarë në baltë. Ka ardhur koha që ai të ikë! Rama është kohë e humbur dhe nuk ka çfarë t’i japë më vendit!  Në 25 prill Edi Rama do tê humbë dhe Shqipëria do të fitojë!” – u shpreh Spaho.

1



Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas