Regjisori Eduart Grishaj ka folur për herë të parë në një studio televizive për raportin e ngushtë që ka me djalin e partneres, moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin e pasdites “Ftesë në Pesë”, Grishaj tregoi se po kalon shumë kohë bashkë me Jonin, duke qenë se po merret me fotot e librit të gatimit që Arbana do të nxjerrë së shpejti në treg.
“Jam duke e përgatitur Jonin që edhe pak t’ia dorëzoj atij aparatin që të merret me fotot e gatimeve të Arbanës, se gatimet janë aq të shijshme sa unë nuk i rezistoj dot”-u shpreh më tej Eduart Grishaj.
Dy ditë më parë, gjatë premierës së filmit të tij me metrazh të shkurtër “Gjyshja”, Eduarti e pranoi në një farë mënyrë hapur lidhjen e dashurisë me Arbanën, duke e cilësuar këtë të fundit si njeriu që e frymëzon dhe e mbështet më së shumti.