Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook një video ku shihen forca të shumta policie që shkojnë në drejtim të Kukësit, aty ku kryeministri Rama do të jetë i pranishëm në orën 18:00, në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.
“Miq, mbi 1000 narkopolicë dhe qindra gardistë dynden në Kukës me mburoja, snajper, helme e gaz për mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku”,- shkruan Berisha.
Status i plotë i Berishës
Edvin Paniku tmerr nga Kukesi!
Miq, mbi 1000 narkopolice dhe qindra gardiste dynden ne Kukes me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikoptere e te gjitha mjetet per mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritesve guximtar te Kukesit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! sb