Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka asnjë provë që tregon se vaksina AstraZeneca shkakton mpiksje gjaku, sikundër pretendojnë vendet europiane që kanë pezulluar përdorimin e saj.
OBSH gjithashtu bëri të ditur se është duke rishikuar raportet, nëse kjo vaksinë ka shkaktuar me të vërtetë probleme të këtij lloji tek njerëzit që e kanë marrë.
“Sot, nuk ka asnjë provë që incidentet janë shkaktuar nga vaksina dhe është e rëndësishme që fushatat e vaksinimit të vazhdojnë, në mënyrë që të mund të shpëtojmë jetë nga virusi”, – tha zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.
Risjellim në vëmendje se sot listës së vendeve të BE-së që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës britanike, iu shtua Italia dhe Franca.