Aktualitet

Efektet e Brexit, BE fut në listën e zezë ishujt e parajsave fiskale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:42 - 14/02/20 |
mapo.al

Ishujt Kajman, të vendosur në arkipelagun e Karaibeve, pranë Kubës dhe Xhamajkës dhe Floridas, janë të njohura si parajsa fiskale më e madhe në botë. Numri i kompanive të regjistruara në to është sa dyfishi i popullsisë dhe megjithëse janë 4500 milje larg, ato janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar. Por pikërisht ky fakt ka bërë që ishujt Kajman të futen tashmë në listën e zezë të Bashkimit Europian.


Vendet anëtare të Bashkimit Europian janë duke marrë një sëri masash për të pakësuar humbjet e shkaktuara nga evazioni fiskal. Pjesë e këtyre masave do të jetë dhe futja në listën e zezë të ishujve Kajman, vendim ky që pritet të firmoset javën e ardhshme nga ministrat e financave të 27 vendeve anëtare.



Sipas BE, përllogaritet se nga evazioni fiskal humbjet vjetore janë 608 miliardë euro dhe një nga kontribuuesit kryesorë janë institucionet financiare të ashtuquajtura “offshore” të cilat pengojnë transparencën e burimit të fondeve. Ishujt Kajman kishin shpëtuar deri tani nga lupa e kontrollit të BE pasi duke qenë pjesë e një vendi shtet anëtar të BE nuk përfshihen në një proces kontrolli dhe për to qeveria Britanike ka lobuar për të mos patur një kontroll të rreptë. Me përfundimin e Brexit tashmë situata ka ndryshuar.


“Financial Times” raportoi se të mërkurën, ambasadorët e BE vendosën se ishujt në perëndim të Karaibeve nuk po bashkëpunojnë si duhet me Brukselin për transparencën fiskale. Në këtë mënyrë, Ishujt Kajman futen në listën e vendeve “jo bashkëpunuese”, ku janë gjithashtu Ishujt Fixhi, Omani, Samoa, Trinidad dhe Tobago, Vanuatu dhe tre territore amerikane si Samoa Amerikane, Guami dhe Ishujt e Virgjër Amerikanë.

Mbretëria e Bashkuar u rendit e 13 vitin e shkuar në listën e lehtësuesve më të mëdhenj të shmangies së taksave sipas Rrjetit të Drejtësisë Fiskale por megjithatë tre vendet e para në listë janë territore nën protektorat të saj. Ishujt British Virgin,Bermuda dhe Kajman përbëjnë treshen “fantastike” në krye dhe të treja janë territore Britanike.


Etiketa: , , ,

Pas