Friday, September 29, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Efektet e luftës Rusi – Ukrainë në ekonominë globale

by us er1
21/03/2022
in Aktualitet, Blog
0

Nga Grisejda Myslymi

Pushtimi rus i Ukrainës ka pasur ndikim tragjik te njerëzit në Ukrainë. Lufta ka shkatërruar ekonominë dhe infrastrukturën e Ukrainës. Sanksionet ndërkombëtare kanë dhënë efektin e tyre negativ edhe në ekonominë Ruse. Por ndikimet e luftës  nuk kufizohen vetëm në këto vende. Konflikti Rusi Ukrainë po ndikon tregjet financiare globale. Lidhja kryesore midis Rusisë, Ukrainës dhe ekonomisë boterore është përmes naftës, gazit natyror, titanit, grurit etj. Gazi natyror është burim i rëndësishëm energjie për Europën.



Europa varet në masë të konsiderueshme nga Rusia për furnizimin e saj me gaz natyror. Gjithashtu ajo importon nga Rusia rreth 40% të gazit që konsumon. Ndërsa shumë nga tregjet e vendeve në zhvillim varen nga Rusia dhe Ukraina për grurin e tyre. Efektet e luftës do të variojnë në bazë të ekspozimit tregtar që secili vend ka me Ukrainën dhe Rusinë e ndërkohë efektet në rënien ekonomike do të jenë  relativisht të vogla në ekonominë e SHBA-së dhe Kanadasë për shkak të tregtisë së papërfillshme që keto vende kanë me Rusinë dhe Ukrainën. Vendimi i qeverisë së Kinës për të ndihmuar Rusinë duke blerë më shumë nga nafta e saj ndikon për të kompesuar dëmin e ekonomisë Ruse të shkaktuar nga sanksionet financiare.

Efekt serioz në ekonomi do të kenë të gjitha vendet në zhvillim të cilat janë importuese të energjisë dhe ushqimeve. Kufizimi i aksesit të Rusisë në sistemin e pagesave ndërkombëtare SWIFT ka dhënë efektin e saj në zhvlerësimin e rublës. Ky sanksion ka kufizuar ndjeshëm aftësinë e Rusisë për të marrë pagesa për eksportet, për të paguar importet dhe për tu përfshirë në transaksione financiare globale. Duhet theksuar se sanksionet ndaj Rusisë kanë gjithashtu nje ndikim thelbësor në ekonominë globale pasi efekti i tyre do të përhapet konsiderueshëm në vendet e tjera. Tensionet gjithashtu do te godasin sektorin e turizmit. Goditjet e cmimeve do të ndikojnë më tepër familjet e varfra për të cilat ushqimet dhe karburanti zënë peshën më të madhe të shpenzimeve. Përvec familjeve inflacioni ka goditur edhe bizneset duke shkaktuar një ngadalesim të ekonomisë.

Shumë banka qëndrore parashikojnë që inflacioni te rritet me rreth 10%. Ka disa mënyra për ta mbajtur në kontroll inflacionin ku më efikasja konsiderohet të jetë rritja e normës së interest. Kjo do të thotë këste më të larta kredie e si pasojë ulje e kërkesës në treg pasi njerëzit do të kenë më pak para për të shpenzuar dhe do të blejnë më pak. Politika fiskale duhet të mbështesë familjet më të rrezikuara duke ndihmuar në kompesimin e rritjes së kostove të jetesës. Kolapsi ekonomik dhe pasiguria janë pasoja të padiskutueshme të këtij konflikti. Për këtë arsye qeveritë duhet të jenë shumë të kujdesshme në marrjen e masave për zbutjen e efekteve negative që ky konflikt ka  shkaktuar jashtë zonës së luftës.

 

Tags: EkonomiGrisejda Myslymipushtimi rusUkrainë

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
A do të kandidojë për kryetar të PD? Flet Belind Këlliçi

A do të kandidojë për kryetar të PD? Flet Belind Këlliçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In