SHÇBA ka publikuar pamjet e aksionit gjatë goditjes së grupit kriminal që drejtohej nga efektivi i RENEA-s, Real Luli
Sipas SHÇBA dje rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusave”, u arrestuan Real Luli 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”, Jurgen Luli, 30 vjeç, Gertjan Harapi, 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.
Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy persona; Gevi Spahia 26 vjeç, Ergi Sala 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.
Sipas SHÇBA ka prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.
Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:
434 gr kokainë; – 576 gr kanabis e ambalazhuar; – 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar; – 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike; – 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike; – Vlera monetare 11,890 euro; – 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK; – Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56; – 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme; – 1 automjet tip Benz; – 7 aparate celularë; – Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe; – 2 motoçikleta (pa targa).
LEXO EDHE:
Shpërndante drogë në Tiranë, kush është efektivi i arrestuar i RENEA-s