Aktualitet

Egjipti mban peng “Ever Given”, japonezët pranojnë të paguajnë 550 mln USD














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 07:58 - 05/07/21 |
mapo.al

Autoritetet egjiptiane njoftojnë, se kompania japoneze ka rënë dakord të paguajë një gjobë prej 550 milionë dollarë dhe të mërkurën mund të marrë kontrollin e “Ever Given”, e cila do t’i kthehet në lundrimit.






Pas ngjarjes ku “Ever Given” bllokoi 422 anije për 6 ditë, Egjipti kërkoi 1 miliard dollar dëmshpërblim.


Autoritetet e Kanalit të Suezit në Egjipt kanë njoftuar këtë të diel se tashmë marrëveshja është arritur për gjysmën e kësaj shume, me kompaninë japoneze që ka në pronësi anijen gjigante të mallrave “Ever Given”, e cila bllokoi për 6 ditë kanalin në mars dhe është mbajtur “peng” që nga ajo kohë.







Egjipti kërkoi kompensim për kostot e operacionit të shpëtimit, por edhe për pasojat e bllokimit të kanalit nga kompania japoneze që ka në pronësi anijen, por këta të fundit reaguan në atë kohë duke thënë se aksidenti nuk ka ndodhur për fajin e tyre.



Kanali i Suezit është një nga rrugët ujore më të ngarkuara të transportit detar në botë, pasi është distanca më e shkurtër për kalimin e anijeve nga Oqeani Indian në Atlantik.



1


Etiketa: , , ,

Pas