Moderatorja Einxhel Shkira, e cila ka ndërmarrë një rrugëtim të ri në emisionin “E Diell” , ka folur në emisionin “Thumb” për meshkujt e showbizit shqiptar. Ajo u shpreh haptazi se nuk i pëlqejnë, pasi sipas saj bëjnë rolin e “pjeshkës”. Einxhel tha më tej se një femër me vetbesim sikurse ajo, kurrsesi nuk mund të pranojë një mashkull narcist.
“Ka një problem me meshkujt tonë të showbizit, i pëlqen vetja më shumë seç duhet. Duhet të dinë që një femër që ka aq vetëbesim, pavarësisht se unë sillem si djalë, nuk e pranoj kurrsesi që mashkulli që kam në krah të bëjë pjeshkën. Kur s’e bëj unë pjeshkën…Ngaqë kanë marrë këtë famën, që të gjitha femrat i duan, vdesin pas këtyre dhe mendojnë se dhe ti do vdesësh. Flasin për veten, sa të mirë janë, sa të bukur janë, sa të zgjuar janë, edhe të del nga qejfi fare”, rrëfeu Einxhel.