Kryesore

‘Ejani në Komisariat’/ Policia thërret Genc Sejkon, ‘njeriun e memeve’














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:11 - 14/12/20 |
mapo.al

Genc Sejko, i njohur si ‘njeriu i memeve’ ka postuar në rrjetet sociale mesazhin që policia i ka çuar në “Facebook” që të paraqitet në komisariatin nr. 2 në Tiranë, pasi akuzohet për pjesëmarrjen në protestën e ditës së deil në Tiranë.






Por bie në sy se Policia e ka njoftuar vetem përmes Facebook-ut Genc Sejkon. “Fytyra e shtetit policor” kështu e cilëson Sejko.








Në një intervistë për “MAPO”, Genc Sejko tha se ai ishte protestues dhe jo organizator i tubimit. “Nuk isha në krye, unë isha aty me ta, isha pjesë e tyre. Ajo që më lidh me to është përgjegjësia qytetare dhe nevoja për të qenë një qytetar i përgjegjshëm për këtë vend. Aktivizmi im nuk ka lidhje vetëm me një qeveri, por me këta qëe janë dhe ata që do të vijnë. Synimi është forcimi i qytetarit“, – u shpreh Genc Sejko.




 



LEXO EDHE:

Intervista për MAPO/ Aktivisti Genc Sejko: Pse besoj tek kauza e protestës

1


Etiketa: ,

Pas