Kryeministri Edi Rama iu “kundërpërgjigj” deklaratës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias, se Turqia po shkatërron stabilitetin në rajon, me një fjalë të vetme.
“Ejvallah”, kështu e përshëndeti kreu i qeverisë ministrin grek në përfundim të konferencës së përbashkët për mediat, si për të treguar miqësinë e palëkundur me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Ministri Dendias u shpreh se Turqia po ecën në drejtim të kundërt me BE-në, dhe më tej i bëri thirrje unionit që të marrë masa, përfshirë këtu edhe transportin e materialeve ushtarake, të cilat sipas tij po destabilizojnë rajonin.
“Turqia po shkel kriteret themeltare të BE-së. Nga ana politike dhe ekonomike, i kemi dërguar letër Varlehey-t duke theksuar se Turqia po shkel unionin doganor, dhe se duhet të shqyrtohet marrja e masave.Komisioni të evidentojë të gjitha shkeljet deri në tërheqjen e unionit doganor, si një ide e qartë për sjelljen e Turqisë.
Kam theksuar dhe te homologët europianë veprimet e fundit që janë shqetësuese në Mesdheun Lindor, si dhe kam theksuar nevojën që të ndalohet eksporti i materialeve ushtarake përkundrejt Turqisë. Sepse këto materiale përdoren për veprime që destabilizojnë rajonin tonë. Duhet të kemi një të ardhme paqësore dhe për këtë jam në Tiranë”, – tha Nikos Dendias.