Aktualitet

Ekipet luftuan fort – Partizani fiton derbin me golin e Çinarit (VIDEO)









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:10 - 21/01/21 |
mapo.al

Përfundon derbi i kryeqytetit me fitoren e Partizanit me rezultatin 1 me 0.



Ky ishte një derbi ndryshe, një sfidë ku si rrallë herë dy ekipet u futën në fushë me një objektiv të qartë, të fitonin për të mbajtur të ndezur ëndrrën për titull.


Një fitore e rëndësishme ndaj rivalit historik të kryeqytetit me golin e vetëm të Erald Çinarit. Shkodranit rikthehet në mënyrën e duhur në ekipin e “Demave të kuq”.




Pjesa e parë pa dy ekipe që dyluftuan në çdo centimetër të fushës, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë u ndezën nervat. Jurgen Bardhi doli me karton të kuq në minutën e 51′ pas një dyluftimi me portierin Bekaj, ndërsa pas 5 mintuash ishte Batha që doli nga loja duke baraspeshuar forcat.



Momenti vendimtar ishte rikthimi i Erald Çinarit në fushë. Shkodrani u aktivizua në minutën e 78′ pasi i mori vendin Asanit, ndërsa dërgoi topin në rrjetë në minutën e 83′. Një fitore shumë e rëndësishme për të kuqtë që vazhdojnë në ndjekje të Vllaznisë. Tirana tani merr një goditje të fortë në garën për titull.

Lexo edhe :  Partizani thyhet nga Skënderbeu në "Elbasan Arena", korçarët leksion demave

Goli i Partizanit:

 

1


Etiketa: , ,

Pas