Bota

Ekipet shumë pranë vogëlushit Julen, por ka rënë shpresa se mund të jetë gjallë





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:34 - 22/01/19 |
mapo.al

Puna e gjatë e ekipeve të shpëtimit në Totalan të Spanjës është drejt përfundimit.  Pritet që brenda ditës së sotme, Julen, vogëlushi 2 vjeçar, të nxirret në sipërfaqe por shpresat që ai të jetë gjallë janë shumë të pakëta.


Drama zmadhohet, kur mësohet se prindërit e Julien, 2 vite më parë kanë humbur një tjetër fëmijë 3-vjeçar, i cili ndërroi jetë nga një arrest kardiak teksa ata ishin në plazh.


Pak ditë më parë, vogëlushi Julen ra në pusin e thellë me diametër vetëm 25 centimetra në Totalan, 20 km larg Malagës, dhe prej asaj dite nuk janë gjetur shenja jete. Prindërit e tij ishin në një drekë familjare dhe vogëlushi ishte shkëputur vetëm për pak duke luajtur me fëmijët e tjerë në kodër.


Ekipet e shpëtimit kanë gati kapsulën metalike që do të futet në tunel. Janë angazhuar në këtë operacion rreth 300 persona që punuan me turne natë e ditë, për të tiu afruar sa më shpejt 2 vjecarit. Por ata u përballën me një terren të vështirë dhe me motin e keq, që e vështirësoi shumë aksionin.


Fillimisht ekipet e shpëtimit punuan për ndërtimin e dy tuneleve paralele me pusin, një në të majtë e një në të djathtë, me rreth tre metra distancë dhe më pas gërmuan edhe për një tunel horizontal.

“Pjesa më e rrezikshme, pjesa më delikate ende mbetet për t’u bërë”, tha inxhinieri i minierave Juan Lopez Escobar. “Eshtë një punë e komplikuar ku jetët do të jenë në rrezik, por ata e kanë praktikuar këtë dhe ekipet e shpëtimit janë më të mirët”.

“Do të donim të mbaronin më shpejt, – deklaroi Koordinatori i operacionit të shpëtimit, Angel Garcia,- por u përballëm me një material të fortë shkëmbor, që nuk mund të çahej lehtë”. Jose dhe Vicki, prindërit e vogëlushit shpresojnë deri në minutën e fundit. Ata thonë se kanë një engjëll që i ndihmon, ai është djali i tyre i parë, të cilin e humbën në vitin 2017 pas një ataku kardiak në moshën tre vjeçare.

<
>
SPAIN-CHILDREN-ACCIDENT SPAIN-CHILDREN-ACCIDENT SPAIN-CHILDREN-ACCIDENT SPAIN-CHILDREN-ACCIDENT SPAIN-CHILDREN-ACCIDENT SPAIN-CHILDREN-ACCIDENT SPAIN-CHILDREN-ACCIDENT

 

 


Etiketa: , , ,

Pas