Integrimi i vështirë i romëve, shkollat: Nuk mund ta bëjmë të vetme
Nga Esmeralda Keta
Sekretet e zemrës mund t’ia thuash vetëm mikut të vërtetë. Dhe ata të dyja e ndihem me fat që kanë gjetur njera –tjetrën si mike zemre. Ekleva dhe Luseida, dy adoleshente në vitin e parë të gjimnazit “Shyqyri Lakra” në Berat, rrëfejnë se miqësia e tyre është shumë më e fortë se çdo lloj paragjykimi për ngjyrën e lëkurës.
Njëra e bardhë dhe tjetra e komunitetit rom, Luseida dhe Ekleva janë njohur në muajin shtator, kur nisën gjimnazin. “E ke parasysh, kur ndonëse nuk e njeh dikë, e ndjen me zemër mirësinë? Kështu na ndodhi edhe ne. Jemi njohur në shtator, kur nisem gjimnazin, por që atëherë s’jemi ndarë asnjë ditë”- na tregojnë vajzat, të cilat i takuam në panairin gjithëpërfshirës të organizuar nga shkolla “Shyqyri Lakra”. I tregojnë çdo gjë njëra – tjetrës, e biseda mes tyre nuk përfundon kur i urojnë ditën e mirë sho-shoqes pas përfundimit të shkollës. “Edhe kur shkojmë në shtëpi jemi gjatë gjithë ditës në telefon, Whatpp… nuk na mbarojnë bisedat”, – tregojnë vajzat duke qeshur. Kur i pyet se çfarë vlerësojnë më shumë tek njera -tjetra, përgjigjen menjëherë. “Sinqeritetin! E gjithë miqësia jonë është një marrëdhënie shumë e sinqertë dhe jemi të bindura se do të zgjasë për gjithë jetën”.
Për ta nuk ka barriera që shpeshherë e bëjnë të vështirë një miqësi mes komuniteteve. “E çfarë rëndësie ka ngjyra e lëkurës? A jemi të gjithë njerëz? Pikërisht se ne e plotësojmë njëra-tjetrën në mënyrë perfekte kemi këtë lloj miqësie, në të kundërt do të zgjidhnim atë që ka ngjyrën tonë të lëkurës. Ne zgjodhëm që miqësinë ta bazojmë tek shpirti dhe jo tek ngjyra e lëkurës”, – na thonë vajzat, të cilat pohojnë se miqësia e tyre është mirëpritur edhe nga familjet respektive. Por jo të gjithë e kanë të lehtë rrugën drejt shkollës dhe miqësisë. Anxhela është një vogëlushe sybukur që ndjek klasën e dytë. I pëlqejnë njërëzit e bukur, ndaj dëshiron që kur të rritet të bëhet parukiere. E do shumë shkollën, por jo gjithmonë e ndjek rregullisht. “Më pëlqen shkolla pasi mësoj shumë gjëra të reja, njoh shokë të rinj – na tregon Anxhela. – Ca kohë nuk e erdha fare në shkollë se nuk kisha çfarë të vishja nga këmbët”, – na rrëfen ajo, e cila ndonëse vetë është e mitur i duhet të kujdeset edhe për të vëllain 5-vjeçar, pasi e ëma ka probleme shëndetësore.
Shkolla gjithëpërfshirëse
1 qershorin shkolla “Shyqyri Lakra” e ka festuar në një mënyrë krejt të veçantë. Me një panair special këngësh, vallesh, recitimesh dhe pikturash nxënësit e kësaj shkolle treguan se bashkëjetesa mes komuniteteve nuk është aspak një mision i pamundur. Me gjysmën e nxënësve nga komuniteti rom e egjyptian, “Shyqyri Lakra” është një nga tre shkollat e Beratit e cila është përfshirë në projektin “Shkolla gjithëpërfshirëse” të Ministrisë së Arsimit, UNICEF dhe Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike. Dhe duket se gjërat janë në rrugë të mbarë.
Shaqir Abedini, drejtori i kësaj shkolle na rrëfen se brenda mureve të klasave janë rrëzuar shumë paragjykime. “Shkolla jonë ka 314 nxënës, nga të cilët 137 janë të komunitet romë dhe egjyptianë. Nuk ka më ndasi, klasat i kemi të përziera dhe ka një angazhim edhe të komunitetit. Aktualisht 4 klasa, kryetarët e bordit të këshillit të prindërve janë nga komuniteti rom”, – na tregon drejtori Abedini.
Edhe Gjergji Daja, drejtor i shkollës “Thimi Tani”, edhe kjo pjesë e projektit të gjithëpërfshirjes, është optimist për përfitimet. “Shkolla jonë ka 350 nxnës, nga të cilët 110 janë të komunitetit rom. Është risi që ne jemi pjeë e këtij projekti. Nxënësit e këtij komuniteti i janë afruar më shumë shkollës dhe bëhen pjesë e shoqërisë në të gjithë aspektet. Për ta ilustruar mjafton t’u them që vitin e kaluar kryesenatoren e shkollës e kishim të komunitetit rom”, – sqaron ai.
Braktisja e shkollës
Anxhela nuk është e vetmja që ka probleme me ndjekjen rregullisht të shkollës. Kryesisht për shkak të vështirësive ekonomike, thuajse 60-70% e atyre që nisin shkollën nuk e përfundojnë atë. Më problematike situata është ndër nxnëset vajza, të cilat martohen shumë herët. “Sigurisht që ka problematika, sidomos nga komuniteti rome pasi ata e braktisin më së shumti arsimin, duke qenë se familjet e tyre kanë një stil jetese disi të veçantë, dhe gjatë periudha të ndryshme të vitit shtegtojnë nga një qytet në tjetrit. Ne i ndjekim, por problematike janë vajzat pasi një pjesë martohet pa mbushur ende të 15-at dhe këta bëjnë pjesë në numrin e 60-70% e nxnësve braktisës”, – shpjegon drejtori Abedini.
Të njëjtën situatë pohon edhe kreu i shkollës “Thimi Tani”. “Kemi 12 nxënës braktisës, nga të cilët 4 i kemi rikthyer, ndersa te tjeret jane ne veshtiresi ekonomike”, – tregon drejtori Gjergji Daja.
Integrimi i vështirë
Ndonëse po bëjnë maksimumin, shkollat janë lënë vetëm në betejën për integrimin e komunitetit rom dhe egjyptian në shoqëri.
Shyqyri Abedini, shprehet se shkolla e vetme nuk mund të bëjë asgjë, dhe integrimi i këtij komuniteti bëhet me angazhime konkrete dhe jo fushata sensibilizuese. “Ne bëjmë aq sa mundemi, por shkolla e vetme nuk mund të bëjë asgjë. Të gjithë përplasen tek shkolla dhe të gjithë e kërkojnë të shkolla, duke e kthyer në poligon qitjeje. Pushteti lokal nuk do t’ia dijë fare se çfarë hallesh kanë shkollat. Në qytetin e Beratit janë në total 1570 romë dhe po të ketë dëshirë të mirë sistemohen. Ata duan veprime konkrete dhe jo vetëm sensibilizime”, – na thotë Abedini, i cili sqaron se ata duhet të përfitojnë nga programet e strehimit apo të punësimit. “Shkolla jonë ëshët qendër komunitare dhe qëndron hapur edhe pasdite. Kemi marrë dy makine qepëse që gratë të vijnë të mësojnë, të jenë kontigjent për të vetëpununësuara, por sërish duhet të bëhet më shumë, pasi ata do të vijnë 5-6 herë dhe pastaj iu bie inetresi. Duhet të kenë mundësi realë nëse duam që të integrohen vërtetë”, – përfundon ai.
Studimi
Në total vetëm gjysma e prindërve është dakord që shkolla nxit përfshirjen e fëmijëve romë në shkolla. Shumica e prindërve romë (59.1%) janë përgjigjur që shkolla e nxit përfshirjen e fëmijëve romë, ndërkohë që një pjesë e madhe e prindërve jo-romë (65%) ka pohuar që shkolla nuk e nxit përfshirjen e tyre. Po ashtu diskriminimi nga mësuesit nuk perceptohet si pengesë nga prindërit romë. Ndërsa sjellja jo e mirë e shokëve të klasës dhe diskriminimi është një pengesë e shprehur pothuajse në të gjitha vendbanimet e përfshira në studim. Gjithashtu në disa shkolla dhe klasa vihet re fenomeni i veçimit të fëmijëve romë nga fëmijët jo romë. 29.0% prindërve romë kanë pohuar që fëmijët e tyre janë të ulur në banka me fëmijë romë.