Bota

Eko-luftëtarët: Arrestohet çifti pas kaosit me dronët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:49 - 22/12/18 |
mapo.al

Një burrë në mesomoshë dhe një grua janë arrestuar në lidhje me aktivitetin kriminal me dronë, që shkaktoi kaos në një prej aeroporteve më të mëdha në Londër.


Një dëshmitar tha se kishte parë një çiklist teksa paketonte me nxitim dy dronë në një korsi pranë aeroportit të Gejtuikut.


Dy të dyshuarit janë një burrë 47-vjeçar dhe një grua 54-vjeçare, të cilët u arrestuan pak pas orës 22:00 të së premtes.


Policia mendon se bëhet fjalë për një grup eko-luftëtarësh.


Ambientalistët kanë kundërshtuar vazhdimisht planet për zgjerimin e aeroportit, dhe zona ku banonte çifti është brenda projekteve të planifikuara.

Më shumë se 1 mijë fluturime u anuluan ose u devijuan dhe mbi 140 mijë pasagjerë u prekën nga kaosi i shkaktuar prej dronëve në prag të Krishtindjeve. Ushtria mobilizoi një sistem anti-dron të blerë nga Izraeli pasi situata mori përmasa të rrezikshme.

Që në fillim u spekulua se mund të bëhej fjalë për ambientalistë që kundërshtojnë zgjerimin e aeroportit me pretendimin se shkakton dëme në mjedis.

Kaosi i madh tregoi sërish se sa të rrezikshëm janë dronët kur bëhet fjala për fluturimet. Para pak ditësh, një avion në Meksikë u godit nga një mjet. Pas shumë spekulimeve në media se mos ishte një UFO, u arrit në konkluzionin se ishte një dron.

Tashmë çdo idiot me një dron mund të shkaktojë kaos, thonë ekspertët, duke kërkuar disiplinim të këtyre mjeteve.


Etiketa: , , ,

Pas