Aktualitet

Ekonomia do t’i mbijetojë Coronavirusit…por





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:15 - 08/04/20 |
Nga Vernon L. Smith

Njerëzit janë të shqetësuar për efektet afatgjata të pandemisë Covid-19 në ekonomi dhe për të ardhmen tonë të përbashkët. Ndërsa jeni të mbyllur në shtëpitë tuaja, përpiquni ta shfrytëzoni sa më shumë këtë mundësi të rrallë për të vëzhguar ngjarje tejet të rralla që shpalosen në kohë reale. Nuk janë të gjitha lajmet e këqija. Ka plot mundësi ekonomike për t’u shfrytëzuar.


Konsumatorët kanë zbrazur raftet e supermarketeve dhe farmacive. Kjo do të thotë që këto industri dhe të tjerat e lidhura me to po përparojnë. Punëtorët në ato industri po punojnë gjithashtu. Siç u raportua javën e kaluar, farmacitë, supërmarketet dhe dyqanet ushqimore me pakicë po marrin më shumë punonjës me kohë të pjesshme dhe po paguajnë më shumë jashtë orarit.


Ne kemi akoma larmi zgjedhjesh në këtë ekonomi të stresuar por kryesisht të decentralizuar. Gruaja ime, e kuptoi kohët e fundit se ne kemi nevojë për një skaner-fotokopje-printer që do të na mundësonte të nënshkruanim dhe të dërgonim dokumente. Ajo telefonoi disa dyqane para se ta gjente pajisjen që po kërkonte – të fundit në magazinë! Pajisjet shtëpiake të të gjitha llojeve janë në kërkesë pasi njerëzit po bëhen më të ndërgjegjshgëm për nevojat dhe punën nga shtëpia.


Unë jam përsëri i vetëdijshëm në atë që Alfred Marshall duke iu referuar Adamit Smith e quan “fuqia e patejkalueshme e vëzhgimit, gjykimit dhe arsyetimit”. Në “Teoria e Ndjenjave Morale” (1759), Smith modelon shoqërueshmërinë njerëzore, që buron nga ndjenja jonë e ndjenjës së miqësisë. Ndër shumë njohuri të thella, Smith i referohet edhe asimetrisë midis gëzimit dhe pikëllimit. Tensioni ynë është shumë më i madh kur kalojmë nga një situatë e mirë në një të keqe se sa kur mund të shijojmë ngjitjen nga një gjendje e mirë në një më të mirë. Prandaj, ne kërkojmë siguri dhe për të shmangur ekspozimin ndaj humbjes së shëndetit, pasuriusë, gradave apo reputacionit.


Shqetësimi ynë për sigurinë është motivi i parë për kursime dhe investime. Kjo është arsyeja pse ne zakonisht blejmë mallra që shumë mirë mund të na presin në raftet e dyqaneve. Por nëse një investitor humbet shitjet sepse një artikull nuk është në dispozicion, i gjithë investimi tjetër në zinxhirin e furnizimit është i pavlerë.

Në përgjithësi, ne jemi gjithashtu të përqëndruar shumë më tepër në vështirësitë dhe rëndimin e kostove sesa në të kundërt – lehtësimin e gjerabve dhe kthimin e prosperitetit. Ndoshta ai qëndrim na përgatit më mirë për çfarëdo që të vijë. Gjithmonë është më mirë të jesh i befasuar këndshëm sesa të zhgënjehesh.

Tani është edhe koha për të mësuar nga gabimet tona. Të gabosh do të thotë të mësosh gjërat që ne as nuk dinim se mund t’i mësonim. Në karrierën time në ekonominë eksperimentale, me besimet e mia kam gabuar tre herë në mënyrë spektakolare. Secili gabim më çoi në një mësim të ri të rëndësishëm. Kur kemi të drejtë, thjesht konfirmojmë atë që kemi menduar e ditur. Ky është burimi i “paragjykimit të konfirmimit”, forma e vetë-mashtrimit që siç thoshte Smith është “shkaku i gjysmës së telasheve të kësaj bote”.

Njerëzit sot shpesh pyesin se sa të kushtueshëm do të jenë tre muaj karantinë?. A do ta përshpejtojnë rënien e kompanive dhe produkteve që tashmë janë nën presion, si prodhuesit e tullave dhe llaçeve dhe sallat e teatrove e filmave? Nuk ka vend për tu shqetësuar! Bizneset e tilla zënë ndërtesa të mëdha dhe mund të shpëtohen nga shndërrimi inovativ në apartamente, me teatro në katet e poshtëm. Rënia e nxituar e modeleve të vjetra të shërbimit do të kompensohet me rritjen e porosive me postë, me shpërndarjen, dërgesat dhe shërbimet përkatëse.

Firmat e këtij lloji tashmë janë duke përfituar nga teknologjitë e transportit me kosto të ulët transaksionesh që përputhin blerësit me shitësit në kohë reale. Bizneset që humbin nga kjo karantinë e gjatë do të priren të jenë të vogla dhe të tjera të reja do ti zëvendësojnë. Firmat e sotme më të mëdha ishin në shumë raste firmat e vogla të viteve 1990. Ata gjetën mënyra për tu shërbyer klientëve dhe për t’i shpëtuar falimentimit pas krizës së dot.com. Tani ata janë maturuar.

Ndërsa shpaloset kjo krizë, mos mendoni për rënie në tregun e punës dhe produkteve; përkundrazi, mendoni për rritjen dhe mbijetesën që po ndodh. Ne nuk jemi as shoqëri e dobët dhe as ekonomi e dobët. Mendoni për ata në Korenë e Veriut dhe Venezuelë, që nuk kanë nevojë për pandemi për të ditur se çfarë janë raftet e dyqaneve bosh.

Pasi të kalojë pandemia dhe të kthehemi në punë, vendi do të shërohet shpejt. Ekonomia do të arrijë nivele të reja prosperiteti. Pas aq shumë dhimbje që po kalojnë linjat ajrore, hotelet dhe konsumatorët e tyre, këto biznese nuk do të jenë në një rënie afatgjatë. Sapo të kalojë pandemia dhe të shfaqen vaksinat dhe trajtimet, njerëzit do të jenë përsëri të gatshëm të shpenzojnë për shërbime, udhëtime dhe hotele.

Mos u dëshpëroni. Kjo krizë ekonomike do të kalojë dhe do të kalojë shpejt, veçanërisht nëse tronditja financiare zvogëlohet nga lehtësimi fiskal dhe monetar. Një pyetje më e zakonshme e pas krizës mund të jetë nëse politikëbërësit kanë nxjerrë mend nga frika dhe pasiguria kur ishin në kulmin e tyre. Asnjëherë nuk do ta dimë përgjigjen. Por ankthi aktual i rënies ekonomike me siguri do të kalojë së bashku me pandeminë.

Në fakt, ka një rrezik. Sasitë e mëdha të pompuara në ekonomi dhe në linjat e prodhimit e bëjnë inflacionin një mundësi reale. Inflacioni prish dhe shtrembëron aftësinë e sistemit të çmimeve për të koordinuar dhe drejtuar produktivitetin ekonomik. Kur të gjithë nxitojnë të shpenzojnë nga frika se çmimet do të rriten, ne vërejmë të kundërtën shkatërruese të asaj që ndodhi kur të gjithë ishim të mbyllur në shtëpi. Dëshmi është makthi i normave të inflacionit në Zimbabve e Venezuelë. Bota duke qenë një vend i komplikuar, disa nga parashikimet e mia mund të mos i marrë parasyshë. Por, çfarë të them nëse unë po gaboj? Do të më japet një mundësi tjetër për të mësuar! /WSJ

Autori është profesor në Chapman University dhe Fitues i Çmimit Nobeli në Ekonomi në 2002.

/Përktheu: Mapo.al/


Etiketa:

Pas