Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ekonomia gjermane me humbje në tremujorin e parë 2021

by mapo.al
26/05/2021
in Aktualitet, Bota, Kryesore
0

Mbyllja e dytë për zbutjen e pandemisë e ngadalësoi ekonominë gjermane në fillim të vitit. Rënia ekonomike doli të ishte disi më e fortë nga sa supozohej më parë. Prodhimi i brendshëm bruto, në tremujorin e parë të vitit 2021, u zvogëlua me 1.8 përqind, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, siç njoftoi të martën Zyra Federale e Statistikave. Në një llogaritje paraprake të mëparshme rënia ishte 1,7 përqind.

Gjermania pati kështu një fillimviti relativisht të dobët në krahasim me zonën e euros, e cila pësoi një humbje prej vetëm 0.6 përqind, ndërsa ekonomia më e madhe në botë, SHBA, u rrit me 1.6 përqind, edhe falë vaksinimit të shpejtë.

Konsumi privat më me humbje

Në veçanti, konsumi privat, i cili normalisht është një shtyllë solide e ekonomisë së brendshme, ka pësuar humbje. Kufizimet e zgjatura dhe deri diku të shtrënguara në luftën kundër pandemisë, e ngadalësuan sidomos xhiron e shitjes me pakicë, e hoteleve dhe restoranteve: konsumi privat ra me 5,4 përqind krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Deutschland Coronavirus - Saarland startet ModellprojektNjë nga sektorët më me humbje është gastronomia. Shërbimet në verandën e lokaleve, siç shihet në këtë projekt pilot në Saarland, nuk lejoheshin në tre mujorin e parë të vitit 2021.

Edhe ngritja e taksës së vlerës së shtuar (TVSH) në nivelin e mëparshëm pati efekt negativ. Konsumatorët i kishin bërë blerjet e mëdha më përpara, në gjysmën e dytë të vitit 2020, kur TVSH ishte ulur si masë për ngritjen e koniunkturës. Këto blerje munguan në statistikat e konsumit për tremujorin e parë të vitit aktual.

Nga ana tjetër, tregtia e jashtme përfitoi nga rritja e kërkesës globale. Por këtu importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën dukshëm (plus 3,8 përqind) më shumë se eksportet (plus 1,8 përqind). Sidoqoftë, kompanitë i ulën investimet e tyre në makineri, pajisje, automjete dhe pajisje me 0.2 përqind. Konsumi i qeverisë u rrit me 0,2 përqind, ndërsa investimet në ndërtim u rritën me 1,1 përqind.

Goditjet e fundit të pandemisë?

Pas rënies në fillim të krizës së Koronës në pranverën e vitit 2020, ekonomia më e madhe e Evropës fillimisht u rrit për dy tremujorë radhazi. “Sado të hidhura që ishin goditjet prapakthyese në tremujorin e parë të këtij viti, ato ishin të fundit për momentin,” thotë kryeekonomisti i VP Bank, Thomas Gitzel. “Rënia e ndjeshme e incidencës dhe shtimi i imunizimit të pjesëve të gjera të popullsisë do të bëjnë të mundur hapjen. Po afrohet një verë e relaksuar, që do të sjellë më shumë para në arkat e dyqaneve.”

Infografik Halbleiter Markt ENTregu i materialeve gjysmëpërçuese ka rënë shumë:, çka e vuan më së shumti industria automobilistike në Gjermani

Pika e dobët e ekonomisë, megjithatë, mbetet mungesa e materialeve, sipas Gitzel. “Mungesa akute e materialeve gjysmëpërçuese është bërë një sprovë serioze për industrinë gjermane të automobilëve – të paktën në planin afatshkurtër, tha Gitzel.” Por ka edhe një mungesë materialesh në industrinë e ndërtimit, duke filluar nga druri e deri te boja. “Lajmi i mirë, megjithatë, është se efektet rikuperuese në sektorin e shërbimeve do të jenë aq të forta saqë, në planin makroekonomik, ato do të kompensojnë edhe humbjet e shkaktuara nga mungesa materiale në industri.”

Në parashikimin e saj më të fundit, qeveria federale përllogariste një rritje me afro 3,5 për qind. Prodhimi ekonomik ra vitin e kaluar me rreth 5 për qind. Por Banka Federale parashikon se niveli i para krizës do të arrihet përsëri në vitin e ardhshëm./DW/

Tags: DWEkonomia gjermaneme humbjenë tremujorin e parë 2021

JU SUGJEROJME

Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League, këto janë masat
Aktualitet

Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League, këto janë masat

17/05/2022
Suedia i jep fund neutralitetit, firmos aplikimin për anëtarësimin në NATO
Bota

Suedia i jep fund neutralitetit, firmos aplikimin për anëtarësimin në NATO

17/05/2022
Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve/ Kur do të mbahet raundi i dytë për Presidentin?
Aktualitet

Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve/ Kur do të mbahet raundi i dytë për Presidentin?

17/05/2022
Basha rikthehet për teatrin: Një plagë e hapur në zemër të Tiranës
Aktualitet

Basha rikthehet për teatrin: Një plagë e hapur në zemër të Tiranës

17/05/2022
Next Post
Kastriot Islami: Të gjithë BASHKË, veç Ramës

Berisha, Blinken, Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Emri/ Mbante armë zjarri pa leje, arrestohet 35 vjeçari
  • Policia “blindon” kryeqytetin për finalen e Conference League, këto janë masat
  • Suedia i jep fund neutralitetit, firmos aplikimin për anëtarësimin në NATO
  • Mblidhet sot Konferenca e Kryetarëve/ Kur do të mbahet raundi i dytë për Presidentin?
  • Basha rikthehet për teatrin: Një plagë e hapur në zemër të Tiranës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In