Aktualitet

Ekonomia globale, tronditja më e thellë që nga Depresioni i Madh





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:00 - 05/04/20 |
mapo.al

Pandemia e koronavirusit dhe bllokimet e vendosura nga qeveritë nga të dy anët e Atlantikut e kanë çuar ekonominë globale drejt rënies më të thellë që nga Depresioni i Madh, konfirmuan të dhënat e djeshme.


Ekonomia amerikane humbi 710,000 vende pune që nga fillimi i marsit, duke përfunduar 113 muaj rritje të vazhdueshme të punësimit, një shifër zyrtare kjo që është shumë më keq se sa prisnin ekonomistët.


Rënia e punësimit në SHBA doli menjëherë pasi sondazhet e biznesit në të gjithë Evropën treguan se sektori i shërbimeve ishte në telashe të thella, me rënien më të madhe të aktivitetit në më shumë se 20 vjet.


Situata bëri që Kristalina Georgieva, drejtore e FMN-së, të paralajmërojë se ndikimi ekonomik i pandemisë së koronavirusit do të jetë më i keq se ai i krizës financiare të vitit 2008. “Kjo është një krizë si asnjë tjetër,” tha zonja Georgieva një konferencë e organizuar nga OBSH. “Asnjëherë në historinë e FMN nuk kemi qenë dëshmitarë të një ngërçi të tillë të ekonomisë botërore. Është shumë më keq se në krizën financiare globale.”


Ekonomistët parashikojnë se të dhëna edhe më trishtuese do të vijnë në prill, ku pritet rënie dyshifrore në përqindje e prodhimit, pas mbylljeve të mëdha të dy zonat më të zhvilluara ekonomike të botës.

Indekset e blerjeve në eurozonë, Britani të Madhe dhe Suedi kanë rënë të gjithë me rreth 20 pikë, dhe shumica e kompanive po shohin se aktiviteti i biznesit është poshtë niveleve më të këqija që u panë gjatë të krizës financiare 2008-09. Italia, vendi i parë evropian që ndërmori masat e bllokimit, pati treguesit rekord me të dobët të PMI-së.

Të dhënat e tmerrshme kanë bërë që ekonomistët të zvogëlojnë parashikimet për rritjen globale. Bank of America tani pret një tkurrje prej 2.7 përqind këtë vit. David Riley, shefi i investimeve në menaxherin e aseteve BlueBay, tha: “Raportet konfirmojnë se SHBA dhe ekonomia globale po përjetojnë rënien më të thellë të prodhimit dhe të ardhurave në historinë moderne.” /Financial Times

/Përktheu: Mapo.al/

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas