Thursday, February 2, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ekskluzive/Endri Prifti: Muzika shqiptare sot është në duart e fatit

by ro ot
11/05/2019
in ShowBizz
0

Intervistoi: Mirgen Çela

Një ndër karakteret më të spikatura të skenës muzikore shqiptare dhe jo vetëm. Mbi supe gëzon një karrierë artistike shumë të pasur dhe shpeshherë bëhet qendër e vëmendjes për shkak të deklaratave të forta, pasi shpreh me zë të lartë të vërtetat e jetës së tij dhe pakënaqësitë nga realiteti. Dëgjuesit e muzikës së tij përfshijnë të gjitha trojet shqiptare. Veçse një nga këngëtarët më të adhuruar të muzikës live së bashku me vëllain e tij Stefi Prifti, Endri Prifti është tejet i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, romantik në muzikë dhe rebel në jetë. Në një intervistë për Gazetën Mapo Endri tregoi si ishin fillimet e tij në muzikë, vështirësitë me të cilat është përballur së bashku me vëllain Stefi dhe ndër të tjera ekskluzivisht për Mapo, foli rreth albumit të cilin po punon shumë për ta publikuar së shpejti.



Le të rikthehemi pak në kohë. Si ishin fillimet tuaja në muzikë?

Fillimet e mia të muzikës janë që në djep. Këndoja solist me kor 100 veta në kohën e xhaxhit, mund të kem qenë 4-5 vjeç në kopsht, në festat e mëdha që bëheshin në atë kohë kur vinte xhaxhi në qytet. Gjithë jeta ime është muzikë.

Sa të vështirë e kishit për t’u bërë pjesë e tregut artistik në Shqipëri?

Ne munguam për 10 vite emigracion dhe përveç 6 muaj që bëra punët më të vështira nga më të ndryshmet, më pas punuam vetëm me muzikë dhe klientët tanë ishin vetëm të huaj. Tregu i Shqipërisë na zgjodhi vetë ne. Ne u kthyem në vitin 2000 në Korçë dhe ndërtuam një lokal që quhej “Skena Park”. Aty këndonim gjithë javën dhe gjithë Shqipëria vinte aty për të parë atë çfarë bënim ne, pra kur ta lexojnë lexuesit këtë artikull do ju përgjigjen vetë ata se si hymë ne në tregun shqiptar tepër të vështirë ku në të mbizotëron intriga, servilizmi, klikat, dhe kur bëhen shumë të paaftë bashkë, të bëjnë gjëmën në këtë vend.

Ç’mendim keni për muzikën shqiptare sot?

Muzika shqiptare sot është në duart e fatit. Nga ana e këngëtarëve është në fije të perit, sinqerisht e them këtë, nga ana e kompozitorëve, ka prodhime të mira, si p.sh; kompozitorët Adrian Hila, Flori Mumajesi, Gent Myftaraj, Endrit Shani, Endri Sina, Alban Skënderaj etj. Ka dhe shumë të tjerë që shkruajnë bukur. Ka dhe shumë influenca negative të shumë kompozitorëve. Nisen nga ç’bëjnë të tjerët, pra kush është në treg në Ballkan, hajde t’ia kopjojmë këtë idenë këtij, d.m.th. marrin shabllonin, ritmin këto mos zgjatem dhe e sjellin këtë muzikë këtu. Edhe për atë muzikën amerikane të zezakëve d.m.th., shumë e bukur për atë botë, por këtu jemi zezakësuar më shumë se ata me këto eksperimente jo reale në vendin tonë, pa gjykuar asnjeri për gjithë dëshirat e rrymës që kanë zgjedhur. Ka disa nga këto që edhe mua më pëlqejnë, por janë shumë pak dhe nga ata këngëtarët që dinë ta bëjnë me mirë këtë muzikë në vendin tonë. Është tjetra pastaj, këta mijëra këngëtarë që nuk i njeh asnjeri që bëjnë tenxheren me kapakun gjithë këngëtarë. Edhe këtë, se përse janë kaq shumë këngëtarë që s’i njeh as shtëpia e tyre si të tillë.

Sa ju kanë privuar angazhimet profesionale në raport me familjen?

Angazhimet e çdo profesionisti janë shumë të kushtueshme kundrejt familjes. Në të gjitha aspektet, por kush dashurohet me një artist të vërtetë duhet të marrë parasysh edhe kohën e dashurisë edhe kohën kur më pas bëhesh familje dhe nuk është ajo jeta e mëparshme më vonë, sepse ka të tjera përkushtime, bebushkat etj. Për mua tashmë në familjen time bëjnë pjesë vetëm dy djemkat e mi, ata që më bëjnë që zemra ime të trokasë fort e të mos lodhet kurrë, sikurse, vëllai, motra, mbesat e mia artiste, njëra është talentia e këtij vendi dhe më gjerë, soprano Maria Prifti që para 3 javësh fitoi një konkurs në Zvicër nga e gjithë bota pjesëmarrës, zuri vendin e parë. Zoti e bekoftë mbesën time të dashur, zoti të na bekojë të gjithëve ne dhe ju bashkë.

Njiheni për zërin brilant, çfarë mendoni se ju bën ndryshe nga të tjerët?

Kësaj pyetje s’kam si t’i përgjigjem, duhet të ndërgjegjësohen të tjerët dhe të përgjigjen ata për mua. Kush kupton nga arti e muzika, e dallon vetë se kush është këngëtar, megjithëse në këtë vend, intriga dhe padija është shumë e theksuar dhe janë aq të lidhura bashkë sa të bardhën këtu ta bëjnë të zezë, ose “Fiatin” ta shesin për “Ferrari”.

A ndjeni konkurrencë me kolegët edhe pse tashmë u bënë vite që jeni ndër të preferuarit?

Konkurrenca për mua domethënë për ne, se ne jemi dy, nuk ka ekzistuar asnjëherë, i respektoj të gjithë, sidomos disa që janë artistë të vërtetë, por konkurrencë nuk ka për mua. Respekt për të gjithë të tjerët.

Sa “sulmohet” Endri?

Sulmohem aq sa nuk sulmohet asnjeri tjetër. Këtë na e heq vendi ne, servilizmi i këtij vendi. Këtu kur një shok arrin diçka në profesionin e tij, këtu thonë, temën si u bë ky domethënë edhe për një traktorist nuk duan t’ia respektojnë vlerat e arritjes së tij. Në çdo profesion zotëron smira jo e mirë për popullin tonë. Duhet që kur shohim dikë që është dikushi në atë që bën dhe ka arritur diçka, duhet ta respektojmë, ta duam më shumë dhe t’i japim kurajo, forcë dhe dashuri që ai të vazhdojë të eci përpara dhe të jetë dikushi. Këtu funksionojnë vetëm me këto klikat, grupe-grupe dhe akoma vazhdon në çdo profesion (jo 100%) të mbizotërojnë dhe udhëheqin në çdo fushë, shumë të paaftë. Kjo do ndryshojë shpejt sepse populli po ndërgjegjësohet me të bukurën dhe të vërtetën.

Duke qenë se shpeshherë këndon me vëllain, si është raporti juaj?

Jam i lumtur që punoj me vëllain dhe shumë krenar që kemi arritur deri këtu ku jemi. Janë përpjekur shumë herë të na rrëzojnë me shumë mënyra, por o Zot na ruaj, nuk dua të flas për këta këto zerorista, më neverisin, nuk ia kanë dalë asnjëherë dhe nuk do guxojnë t’ia dalin asnjëherë sepse ne kemi në krah popullin tonë të dashur që na ndjek, na duartroket dhe përlotet e kërcen kur është në koncertet tona, çdo javë gjatë gjithë vitit, si dimër si verë. Më vjen shumë mirë kur publiku duartroket vëllain, më vjen dhe shumë mirë kur ne ftojmë kolegë në skenë dhe i pari që i duartrokas jam unë, i pari që i them orkestrës përqendrohuni dhe bjerini më mirë se me ne kur ne ftojmë kolegë në skenë, gjë e cila te vendet e tjera nuk ndodh. Shpeshherë unë dilja e dal dhe s’më lënë në qoftë se ka muzikë live pa më ftuar. Shumë raste edhe në tallava në orët e para të mëngjesit i shikoj dhe i kuptoj se unë i di të gjitha aftësitë e çdo muzikanti, zvarriten, shohin njëri-tjetrin, vendosin t’i bien mirë a jo.

Cilin prej bashkëpunimeve do ta konsideroje më të suksesshmin dhe më të preferuarin?

Unë nuk ndaj asnjë bashkëpunim, janë shumë të bukura të gjitha këngët që kemi bashkëpunuar me të gjithë kolegët. Një bashkëpunim që s’ishte parë dhe nuk besoj se do ia kalojë njeri për shumë vite ishte ai në “Crazy Calvin” me mikeshën tonë të dashur, me kolegen, artisten e vërtetë Aurela Gaçe. Për 4 vjet ishte një spektakël çdo javë.

Çfarë duhet të ndryshojë te shqiptarët?

Te shqiptarët po ndryshon edhe origjina, për ca vite s’do dimë çfarë kombi jemi. Duhet të ndryshojë që nga embrioni që nga origjina që manipulon çdo damar që në bankat e çerdhes, duhet të ndryshojë edukata e mos servilizmit, e mos intrigës, duhet që t’i rrisim fëmijët të vërtetë e të jenë krenarë për veten e tyre dhe familjen e tyre. Brezat e ardhshëm, se ky brez është në autobusin e Europës. Ky brez flet vetëm për negociata shitblerje mallrash. 

Për cilën arsye do hiqje dorë nga muzika?

Për asnjë arsye nuk do hiqja dorë nga muzika. Po të heq dorë nga muzika i bie t’i bashkohem intrigantëve. Jo, Endri Prifti do këndojë dhe do shkruajë muzikë të vërtetë edhe për 50 vite të tjera me deklaratë. Deri sa të më rrahin tiktaket e fundit të zemrës.

A ke arritur gjithçka që kërkoje në këtë jetë? Ke ende një ëndërr në sirtar?

Kam dy të fundit akoma pa arritur. Koncerte në Stadium dhe të gjej dashurinë e vërtetë.

Je një prind i denjë? Dëshiron që pasardhësit ta trashëgojnë muzikën?

Vetë jeta ime janë fëmijët, siç e thashë. Dashuria ime për ata është jeta ime. Puna ime që duhet të jem në gjithë botën, nuk më lë të jem një prind i denjë, por kur jam afër tyre, kam gjithë botën të denjë. Ja u kam lënë në dëshirën e zemrës së tyre. Djalin e madh Simone Sebastian Prifti, do e angazhoj shumë shpejt me një këngë shumë të bukur së bashku edhe me një tjetër të ftuar surprizë. I pëlqen shumë muzika. Djalin e vogël Vasileonin tim, zemrën e babushit, është akoma i vogël për të zgjedhur se çfarë i pëlqen.

Përtej pjesës artistike dhe karrierës së gjatë që keni, çfarë di të bëjë Endri ndryshe?

Endri di të respektojë dhe nderojë çdo njeri. Endri Prifti di të jetojë, të dashurojë, të udhëtojë. Jam i mirë por jam i keqi vetëm dhe vetëm i vetes time. Të luaj bixhoz jam viktima e këtij vendi, domethënë jam viktima sepse; sa herë luaj bixhoz jam i dehur, luaj (luaja) në tavolina jo të pastra, në kompjutera të kyçur në kazinotë jo të drejta, ose të bëhen disa veta dhe të zhdëpin duke të marrë para. Nuk ia fal vetes, bixhozi, gjëja më e tmerrshme për njeriun. Por kam respekt për të gjithë bixhozxhinjtë, bëjnë ç’bëjnë, e do puna por zemrën e kanë të mirë. Respekte për gjithë juve dhe paçi fat di të them. Kjo vinte si pasojë e emocioneve të mia të pafundme, nuk e di, nganjëherë mendoj se jam eksperiment në këtë tokë. Të provoj dhimbjet më të mëdha të njeriut dhe të jetoj bukuritë më të mëdha të jetës. Këtë do presim derisa ta marrim vesh.

Pak javë më parë publikuat projektin “Trëndafili fshihet nën gjethe”, a lidhet kjo me një histori personale tuajën? Sa u arrit pritshmëria ndaj publikut?

Është një këngë që është krijuar rreth 8 muaj më parë, është një këngë që u përket të gjithëve, si mashkull si femër. Patjetër këngët e mia janë histori personale por i dedikohen gjithë njerëzimit që jeton dhe dashuron. Pritja është e padëgjuar ndonjëherë, fjalët që shkruajnë njerëzit te postimet e tyre. Klikimet janë ato pak të vërteta se ne kemi deklaruar që nuk do të blejmë asnjëherë asnjë klikim, nuk do shihni asnjë koment pakistanez, vietnamez a kinez siç sheh në shumicat e këngëve të të tjerëve. Me kryesorja është që 1 ditë sa hodhëm këngën në treg, u larguam për një koncert në Ishullin Rrodhos në Greqi dhe tashmë kemi disa ditë që po shijojmë pushimet me fëmijët tanë në këtë vend të mrekullueshëm. Nuk më intereson fare të blej dhe të shoh klikime sepse jam i sigurt që kjo këngë është e përjetshme. Unë kam një teori te vetja, te këngët që krijoj. Nëse nuk më dalin lot nga sytë unë nuk publikoj asnjë këngë dhe i gris të gjitha, rrallëherë ndodh por kjo është teoria ime. Ndërsa për këtë këngë, kam qëndruar 3-4 ditë duke ndjerë dhe shkruar pa gjumë partet e mia që shumë nga ato ishin pikuar me lotët e mi. Kur ndodh kjo gjë, nuk më intereson për asnjeri tjetër, çfarëdolloj intrige të shpifet nga ligësia apo padituria. Grazzie mille tutti.

Çfarë pritet së fundmi nga ju?

Do vazhdojmë me këtë rrymë së bashku me vëllain Stefi Prifti. Jemi në punë e sipër për një album. Shpresojmë ta mbarojmë sa më shpejt, Zoti para të na japë shëndetin dhe do shihni Endri dhe Stefin se çfarë arsenali muzikor do t’i falin këtij vendi. Faleminderit shumë juve Mirgen, gazetës MAPO. Fjalët e mia të fundit janë këto. Ju dua shumë të gjithëve edhe ata që s’më duan.

Tags: Endri PriftiintervisteMirgen Çelamuzika shqiptarene fije te perit

JU SUGJEROJME

Arbana Osmani në pritje të ëmbël, bëhet surpriza e BBV
Revista

Arbana Osmani zbulon detaje për Festivalin e RTSH, nga Margarita Xhepa te grupi ukrainas

13/12/2022
“Dashuria është e bukur”, Jennifer Lopez konfirmon martesën me Ben Affleck
ShowBizz

Ndahen Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

29/10/2022
Ishin të lidhur para se të futeshin në “Për’puthen”, ja kush është çifti që e mbajti të fshehtë lidhjen
Arkiva 2

Ishin të lidhur para se të futeshin në “Për’puthen”, ja kush është çifti që e mbajti të fshehtë lidhjen

28/10/2022
“Prej 10 vitesh në një lidhje dashurie”, Rozana Radi flet për partnerin dhe tregon pse nuk e bën publik
ShowBizz

“Prej 10 vitesh në një lidhje dashurie”, Rozana Radi flet për partnerin dhe tregon pse nuk e bën publik

27/10/2022
Next Post
Renis Gjoka:Nuk ndiej rivalitet, konkurroj me veten dhe jo të tjerët

Renis Gjoka:Nuk ndiej rivalitet, konkurroj me veten dhe jo të tjerët

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In