Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 14:35 - 17/07/19 |
mapo.al

Gazeta MAPO mëson ekskluzivisht se Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka refuzuar t’i japë mandatin e kryebashkiakes, kandidates së PS, Valbona Sako. Kjo e fundit fitoi zgjedhjet në votimet e 30 qershorit përballë rivales nga Bindja Demokratike, Valbona Sakollari.


Seanca është zhvilluar dy ditë më parë dhe vendimi mban datën 15 korrik 2019. Argumenti i Gjykatës ka qenë se zgjedhjet janë të paligjshme, kjo për shkak se, sipas gjyqtares Mimoza Margjeka, Bindja Demokratike është regjistruar në zgjedhjet e 30 qershorit jashtë afateve që parashikon Kodi Zgjedhor.



“Partia Bindja Demokratike është regjistruar në Gjykatë më datë 25.04.2019, pasi kishte përfunduar afati për regjistrimin e subjekteve zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30.06.2019. Gjykata, duke pasur parasysh sa u parashtrua më lart dhe bazuar në nenin 9 të ligjit “Për Partitë Politike”, në nenin 64 të Kodit Zgjedhor, në nenet 108, 109 dhe 110 të Kodit të Procedurave Administrative, konstaton si akte absolutisht të pavlefshme aktet e mëposhtme: Vendimin nr.230, datë 27.04.2019 të KQZ-së, për regjistrimin e subjektit zgjedhor Bindja Demokratike, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30.06.2019″, thuhet në vendimin e Gjykatës së Durrësit.



Vendimi i Gjykatës së Durrësit

Pikëpyetjet për regjistrimin e Bindjes Demokratike janë ngritur edhe më herët nga media si dhe përfaqësuesit e opozitës, por mesa duket tashmë po del në pah se KQZ ka vepruar në shkelje me ligjin.

Ky është rasti i parë në këto zgjedhje kur një Gjykatë vendos të mos mandatojë kryetarin e ri të një bashkie. PS ka paralajmëruar se do ta ankimojë në Gjykatën e Apelit vendimin e Shkallës së Parë të Durrësit. Nëse vendimi mbetet në fuqi, zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit do të ribëhen.

Nuk dihet nëse ky vendim mund të shërbejë si precedent apo arsyetim edhe për Tiranën, apo rastet e tjera, për bashkitë ku Bindja Demokratike ka pasur kandidatë.

30 qershori shkaktoi mjaft polemika si dhe ashpërsoi retorikën konfliktuale mes mazhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit i bojkotoi ato në vijim të kauzës për zgjedhje të lira dhe të ndershme që prej djegies së mandateve parlamentare në shkurt të këtij viti dhe nisjes së protestave kombëtare. Ndërsa shumica parlamentare shkoi e vetme në votime dhe në 35 bashki kishte vetëm një kandidat, ata të PS, ndërsa në 26 të tjera kandiduan të emra të pavarur si dhe të propozuar nga Bindja Demokratike e Astrit Patozit.

LEXO EDHE:

Pas Durrësit, mandati i refuzohet edhe kandidatit të PS në Vorë


Etiketa: , , , , ,

Pas