Kronika

EKSKLUZIVE/ MAPO siguron videon nga tritoli në makinë te Ura e Selitës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:37 - 15/09/20 |
mapo.al

MAPO siguron videon ekskluzive nga atentati me tritol ndaj një automjeti te Ura e Selitës, në zonën e quajtur si Nisharaku. Shpërthimi ka qenë mjaft i fuqishëm dhe ka tronditur të gjithë zonën përreth.


Siç duket edhe nga pamjet që sjell MAPO, eksplozivi është vendosur në anën e djathtë të automjetit tip “Benz A Class” duke shkatërruar të gjithë pjesën e përparme.


Në pamje shihet drejtuesi i automjetit, një djalë i ri me bluzë të bardhë, i përgjakur brenda në makinë, por me shenja jete. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të tjerë në makinë.



Automjeti i hedhur në erë, drejtuesi ndodhet ende brenda


Momenti kur janë siguruar pamjet e MAPO-s, në vendin e ngjarjes nuk kanë mbërritur ende forcat e policisë dhe as autoambulanca.

Automjeti ka shpërthyer te Ura e Selitës

Shpërthimi ka qenë i telekomanduar dhe ka ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar.

Automjeti i shpërthyer

Atentati me tritol te Ura e Selitës

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Tronditet kryeqyteti, shpërthen makina në mes të rrugës


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas