Mapo ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur RENEA rrethon banesën e Lefter Zhidru.
Mesditën e sotme, rreth orës 13:20, Lefter Zhidru pati një konflikt me të shoqen, në momentin që shkoi Policia, ai u fut në banesë dhe qëlloi me armë zjarri kallashnikov drejt forcave policore.
I moshuari vijoi të qëllojë me armë duke bërë rezistencë, edhe pas thirrjeve të pandërprera të policisë.
Nga të shtënat mbetën të plagosur dy persona, Ledio Saraçi, 22 vjeç dhe Abdenauer Kndraxhiu, 21 vjeç.
71-vjeçari vijon të bë rezistencë ndaj autoriteteve, ndërsa pritet ndërhyrja e këtyre të fundit për të neutralizuar Zhidrun.
LEXO EDHE:
71-vjeçari terrorizon Elbasanin, dëshmitarja okulare: Dy të rinjtë na ranë para këmbëve
Ky është 71-vjeçari që qëlloi me armë zjarri në drejtim të policisë