Kronika

Ekskluzive/ Një tjetër shqiptar vritet për kokainën në Ekuador (EMRI+FOTO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:12 - 21/11/20 |
mapo.al

Prishja e pazareve të kokainës shkakton të tjera viktima nga Shqipëria. Një ditë më parë në Ekuador, është ekzekutuar Adriatik Tresa, 45 vjeç.


Shqiptari jetonte në një vilë në zonën e të pasurve në La Aurora të qytetit Guayaquil në Ekuador, kur 7 persona të maskuar si policë u futën në banesë dhe qëlluan me pushkë.


Mediat në Ekuador shkruajnë se Adriatik Tresa dyshohet si person i përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Europës.



Gazeta MAPO kontaktoi me gazetarin e medias lokale “Extra.ec”, i cili konfirmoi se Adriatik Tresa dyshohet si një ndër personat kryesor për trafikun e kokainës drejt Europës.


Madje gazetarët në Ekuador thanë se 45-vjeçari shqiptar ishte martuar me një grua në zonë dhe jetonte prej kohësh në një vilë që kishte kamera sigurie dhe 3 roje.


Momenti kur autorët futen në banesën e Adriatik Tesla

Skena e vrasjes
Skena ishte e përgjakshme. 7 persona u futën në vilë si të policisë dhe u thanë rojeve që kishin mandat kontrolli nga gjykata. Dy burra të armatosur nënshtruan rojet e shtëpisë të cilët kishin vërejtur se diçka nuk shkonte me kontrollin e pretenduar.

Policët e rremë më pas shkuan tek dera e blinduar e dhomës, Gruaja që ishte me Adriatik Tresën u kërkoi atyre të shikonte urdhërin e gjykatës. Më pas njëri prej tyre e kuptoi që po zbulohej prandaj qëlloi disa herë 45-vjeçarin me një pushkë të kalibrit të lartë. Plumbat madje kishin përfunduar në murin e pasëm të divanit, aty ku qëndronte edhe trupi i vdekur. Menjëherë pas kësaj, fqinjët filluan të raportonin të shtënat tek policia”, – shkruajnë mediat në Ekuador.

Detajet nga Tirana dhe Ekuadori
Ndërkohë Gazeta MAPO u interesua edhe pranë Policisë Kriminale, lidhur me emrin e Adriatik Tresës. Një burim tha se emri i 45-vjeçarit nuk është në hetim në Shqipëri por ka të dhëna se merret me trafik kokaine dhe e cilësuan si një “kokë të madhe”, por që nuk jetonte në Shqipëri.

Ndërkohë Gjenerali Fausto Olivo, drejtori kombëtar i Njësisë së Vdekjes së Dhunshme në Guayaquil tha për mediat se Adriatik Tresa ishte në hetim për trafik droge dhe krim të organizuar.

I përfshirë në vrasjen e gazetarit
Ndërkohë gjatë kontaktit me gazetarët në Ekuador, Gazeta MAPO zbuloi se në vitin 2013, Adriatik Tresa ishte hetuar për vrasjen e gazetarit Fausto Valdiviezo, i cili po investigonte trafikun e kokainës dhe dyshohet se kishte zbuluar emra të personave më rëndësi të madhe, prandaj u ekzekutua.

Kjo nuk është vrasja e parë e një shqiptari në Ekuador, që lidhet me kokainën. Disa vite më parë, u vra Adriatik Llagji nga Borshi. Ai dyshohet se ishte lënë “peng” për një sasi kokaine e cila nuk është dorëzuar dhe më pas është ekzekutuar.

Dy shqiptarëve të tjerë u është bërë atentat në mes të Guayaquil vitet e fundit, edhe ata të dyshuar për trafik droge.

Zona ku ndodhi ekzekutimi


Etiketa: , ,

Pas