Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një nga zonat më të populluara të Tiranës por është mbajtur e fshehur nga Policia e Tiranës.
Gazeta MAPO ka mësuar përmes burimeve të besueshme, se dy persona janë arrestuar mbrëmë, pas denoncimit të bërë nga një shtetase amerikane.
Ajo ka denoncuar se është përdhunuar në lagjen e vilave në zonën e Farkës, në Tiranë. Gazeta Mapo mëson se arrestimi i dy të rinjve është mbajtur sekret nga Policia e Tiranës për arsye të panjohura.
Por kjo nuk është hera e parë që policia nuk nxjerr komunikata në media për ngjarje sensitive për publikun.