Aktualitet

Ekskluzive/Shkarkohet Drejtori i Policisë së Tiranës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 09/03/19 |
mapo.al

Shkarkohet Drejtori i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj. Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Kastriot Skënderaj i është komunikuar shkarkimi mëngjesin e sotëm. Drejtori i Policisë Tiranë pak momente më parë është përshëndetur me stafin. Ende nuk dihet se kush do të jetë Drejtori i ri i Policisë së kryeqytetit.


Kastriot Skënderaj është emëruar në kryje të Policisë Tiranë, në muajin shkurt të 2018-së. Një vit më pas ai është shkarkuar nga detyra.  Motivet që çuan në shkarkimin e Drejtorit të Policisë Tiranë ende nuk dihen. Ardi Veliu ka firmosur dy shkarkime brenda pak orëve. Fillimishtë u largua nga detyra Gentjan Shehaj, Drejtor i Policisë Vlorë dhe pak orë më vonë edhe Drejtori i Policisë Tiranë. Pritet që të ketë të tjera lëvizje në Policinë e Shtetit.


Burime të Gazetës Mapo bëjnë me dije se Skënderaj nuk ka qënë dakort me largimin, por urdhëri tashmë është firmosur nga Ardi Veliu.




Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas