Trajneri spanjoll i Aris, Fransisko Herrera eksperimentoi me dy futbollistët shqiptarë, Mavraj dhe Basha, duke i vendosur bashkë në qendër të mbrojtjes në takimin kundër AEK-ut.
AEK-u është një skuadër që po lufton për titullin kampion dhe ishin dukshëm favoritë kundër Arisit, që militon në mesin e tabelës. Basha dhe Mavraj luajtën për 90 minuta, por pësuan katër gola.
Arisi pësoi gol që në minutën e 5’ dhe që nga kjo minutë, ndeshja ishte e humbur. Më pas, skuadra e Bashës dhe Marajt pësoi dhe tri herë të tjera, duke u mposhtur lehtësisht nga AEK-u.