Sunday, June 26, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Ekspertët amerikanë: Turqia kërkon vëmendjen e presidentit Biden

by us er1
21/05/2022
in Bota, Globi, Kryesore
0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë sërish se vendi i tij do të kundërshtojë aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, nëse nuk plotësohen kushtet e tij të sigurisë. Analistët thonë se zoti Erdogan mund të jetë duke u përpjekur të marrë më shumë vëmendje për shqetësimet e tij nga presidenti amerikan Joe Biden.

Zyrtarët e lartë amerikanë po përpiqen t’i kuptojnë arsyet reale të Turqisë për kundërshtimin e kërkesave të Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO-s, të nxitura nga sulmi i paprovokuar rus ndaj Ukrainës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me homologun e tij turk të enjten në Nju Jork për të diskutuar luftën në Ukrainë dhe aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

“Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur kërkesat e tyre për anëtarsim, dhe natyrisht, ky është një proces dhe ne do të punojmë përmes këtij procesi si aleatë dhe si partnerë”, tha ai.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu iu bashkua Presidentit Recep Tayyip Erdogan në kundërshtimin e fortë të Ankarasë ndaj anëtarësimit të dy vendeve nordike në aleancën transatlantike të sigurisë, duke i akuzuar ato për strehim dhe financim të grupeve militante kurde që Turqia i konsideron si terroriste.

“Është e papranueshme që vendet që duan të jenë kandidate për anëtarësim në NATO të mbështesin organizatat terroriste që na kanë vënë në shënjestër. Nuk bëhet fjalë vetëm për mbështetje politike. Për shembull, Suedia furnizon me armë organizatat terroriste”, tha ai.

Shprehja publike e shqetësimeve nga zoti Erdogan është një shenjë e keqe, tha një ekspert amerikan për Zërin e Amerikës.

“Kjo do të thotë se ai dëshiron një përplasje publike për qëllime të brendshme ose mendon se nuk u konsultua në nivel të mjaftueshëm për këtë çështje dhe dëshiron një lloj vëmendjeje të nivelit presidencial nga Presidenti Biden, një gjë që ndoshta ai e ka dashur për një kohë të gjatë”, thotë eksperti Max Hoffman nga Qendra për Progresin Amerikan.

Presidenti Biden u takua me udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë në Shtëpinë e Bardhë në fillim të kësaj jave, duke u premtuar atyre mbështetjen e tij të plotë dhe duke thënë se vendet e tyre i plotësojnë të gjitha kushtet për anëtarësim në NATO. Presidenti finlandez Sauli Niinisto tha se Helsinki e merr seriozisht çështjen e terrorizmit dhe është i hapur për trajtimin e shqetësimeve të Turqisë.

Kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, tha se qeveria e saj po zhvillonte gjithashtu një dialog me vendet anëtare të NATO-s dhe theksoi ndryshimin historik që ka sjellë sulmi rus ndaj Ukrainës për Stokholmin, pas 200 vjetësh mosangazhimi në aleancat ushtarake. Pranimi i anëtarëve të rinj në NATO duhet të miratohet unanimisht nga 30 vendet e saj anëtare./voa/

Tags: Ekspertet amerikaneRecep Tayyip Erdoganturqia

JU SUGJEROJME

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
Bota

Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje

25/06/2022
“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
Bota

“Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s

25/06/2022
Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
Bota

Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim

25/06/2022
Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë
Bota

Lufta nuk pengon dot dashurinë, martesat vazhdojnë në Ukrainë

25/06/2022
Next Post
Dy të rinjtë bien nga lartësia, dërgohen në spital me urgjencë

Aksident në Lezhë/ Nga përplasja e dy mjeteve, një i ri mbetet i plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Kryeministri dhe kryeparlamentari vizitojnë Rexhep Qosjen për ditëlindje
  • “Një grusht shteti ka nisur në Rusi”, deklarata e fortë e ish-zyrtarit të CIA-s
  • Kryediplomati i BE-së: Bisedimet bërthamore SHBA-Iran pritet të rifillojnë në ditët në vijim
  • Broja mund të përfundojë në një ekip me Ronaldon
  • Mbushi vezët plastike me kokainë, pranga të riun shqiptar në Itali



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In